Voltana Ademi 'thyen' urdhrin e saj?! Në KZAZ nr.2 sërish përplasje

Sërish në Shkodër. Në KZAZ-në numër 2 në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" anëtarët e KZAZ-së nuk janë lejuar të futen brenda për të marrë disa materiale zgjedhore që kishin mbetur brenda këtyre ambienteve në administrim të bashkisë së Shkodrës drejtuar nga Voltana Ademi. Kujtojmë se materialet e votimit janë zhvendosur më herët nga kjo KZAZ për shkak të përplasjeve të mëparshme, dhe u zhvendosën në ambientet e Shkollës Industriale "Arben Broci. Policia bashkiake ka ndaluar anëtarët e KZAZ, ku raportohet se ka patur përplasje pasi anëtarët socialistë të KZAZ-së kanë tentuar të marrin materialet e mbetura zgjedhore brenda Pallatit të Sportit. 5 persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës për përplasjen mes policëve bashkiakë që me urdhër të Voltana Ademit, siç ajo është shprehur edhe më herët ka deklaruar se nuk do të lejojë askënd të futet në ambientet e KZAZ-ve, dhe anëtarëve të KZAZ. Si pasojë e përplasjes qepenat e pallatit të sportit janë dëmtuar.

Për këtë incident të ndodhur, Partia Socialiste dega e Shkodrës, tha se "gjithçka është provokuar nga Bashkia Shkodër kundër procesit zgjedhor me synim pengimin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit".

Një paradoks ky sipas PS-së, pasi Bashkia Shkodër kundërshtoi  veten me dy urdhra, ku në të parin urdhëroi tërheqjen e materialeve zgjedhore duke kërkuar lirimin e ambienteve që ajo ka në administrim, dhe me të dytin pengoi anëtarët e KZAZ-së në tërheqjen e materialeve.

"Partia Socialiste distancohet, dënon aktet e dhunës si dhe i bën thirrje autoriteteve përkatëse të hetojnë deri në fund ngjarjen dhe të vejnë para drejtësisë personat përgjegjës", thuhet në një reagim të PS-së dega Shkodër.

Ndërkohë nga ana e saj, Bashkia e Shkodrës thotë flet për dhunë që persona vandalë siç ajo shprehet, kanë ushtruar edhe ndaj policisë bashkiake edhe asaj të Shtetit. Sipas Voltana Ademit, kryebashkiakes së PD-së, këto sulme frymëzohen nga deklarimet e qeveritarëve në Tiranë.

"Persona vandalë janë përleshur me punonjës të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, të cilët së bashku janë përpjekur të ndalojnë këta dhunues të pronave të qytetarëve shkodranë. Këta persona, kanë thyer tarabën e jashtme metalike dhe më pas kanë shpërthyer derën duke u futur në ambjentet e brendshme. Ka qenë një veprim banditesk, i cili nga sa mund të kuptohet deri tani, frymëzohet edhe nga deklarimet e papërgjegjëshme të qeveritarëve në Tiranë. Vandalët që kanë dhunuar ndërtesën, pasi janë futur brenda saj, kanë nxjerrë materiale të cilat duhet të gjenden dhe të rikthehen aty nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese. Nga ana e saj, Bashkia e Shkodrës ka ofruar të gjithë bashkëpunimin e duhur për gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë një minutë e më parë. Për këtë, kemi vënë në dispozicion të gjitha regjistrimet kamerat e sigurisë në ambientet e ndërtesave në pronësi e administrim të saj", thuhet në një reagim të Bashkisë Shkodër.

Në përfundim, Bashkia e Shkodrës thekson se "jemi të vendosur të mbrojmë si deri më tani, të gjitha pronat e Bashkisë së Shkodrës përballë çdo individi apo institucioni që mund të përpiqet ti dhunojë. I kërkojmë Policisë së Shtetit, të kryejë misionin e saj kushtetues të mbrojtjes së pronës, qetësisë dhe rendit si detyra kryesore me të cilën e ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e vendit".

Kujtojmë se bllokimi i qendrës së KZAZ nr.2 në Shkodër ka ardhur që më 18 qershor, ku policia bashkiake me urdhër të Voltana Ademit dhe me mbështetje të militantëve të PD nuk lejuan që anëtarët e KZAZ të futen në ambjentet e brendshme. Ndërsa nga ana tjetër në qendrën nr.3 të vendosur në shkollën  'Shejnaze Juka',  militantët e PD i vunë flakën ambienti ku ishin materialet zgjedhore. Bashkë me ta ka qenë edhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili u arrestua nga policia dhe për të u dha masa arrest shtëpie. Pas këtyre incidenteve KZAZ u zhvendosën në ambientet e Shkollës Industriale "Arben Broci, ku u shpërndanë edhe fletët e votimi. Ndërkohë që vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, opozita vijon të bëjë thirrje për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve.


Lajmi kryesor:

PD tenton të futet në KZAZ-në e Dibrës, lëndohen 6 efektivë dhe 14 protestues, policia gaz lotsjellës (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë