Një defekt në një autobusë të linjës Tiranë- Elbasan, ka bërë që mjeti ta kishte të pamundur rrugëtimin e tij drejt Elbasanit duke ndaluar në tunelin e Kërrabës. Mësohet se nuk ka patur persona të lënduar.

Të gjithë pasagjerët janë evakuuar nga automjeti, ndërkohë që zjarrëfikëset kanë ndërhyrë për të shmangur rrezikun  e një zjarri në autobus, i cili nxirrte tym.

Bëhet me dije se autobusi është rimorkiuar duke e nxjerrë jashtë tunelit për të shmangur një bllokim të trafikut.
zjarrfikese
zjarrfikese

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com