Kerry: Jeni në rrugën e duhur
Rama: Në mars votohet drejtësia

Kerry: Jeni në rrugën e duhur<br />Rama: Në mars votohet drejtësia
TIRANE - Sekretari Amerikan i Shtetit zbriti në tokën shqiptare në orën 09:45 dhe përmbylli të parën vizitë zyrtare në vendin tonë në 13:45, pas takimeve që pati me aktorët më të rëndësishëm të politikës, kryeministrin Rama e liderin e opozites Basha.
 
Kryediplomati amerikan 73-vjeçar zbriti me sportivitet shkallët e avionit ku mirëseardhjen ja uroi Presidenti i Republikës Bujar Nishani në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas. Kerry dhe kreu i shtetit shqiptar biseduan së bashku për 3 minuta në fundin e shkallëve zbritëse të avionit, në prani të ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu. Një takim i përzemërt që u mbyll në Rinas me bisedën e shkurtër kokë më kokë mes tyre.
 
Pas përshëndetjes me kreun e shtetit, diplomati i lartë amerikan nisi udhëtimin drejt Tiranës për të mbërritur në ndalesën e parë, në selinë qeveritare. Në kryeministri John Kerry u takua me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, e më tej kreun me qeverisë shqiptare Edi Rama, me të cilin mbajti një konferencë për mediat.
 
25 vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Sekretari Amerikan i shtetit John Kerry vlerësoi arritjet pozitive të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri për një çerek shekulli. Zyrtari i lartë amerikan vlerësoi në mënyrë specifike punën e kryeministrit Edi Rama dhe ekipit të tij në dy vjet qeverisje duke u shprehur se ky angazhim i qeverisë po e çon vendin në rrugën e duhur.
 
"Gjatë takimit të sotëm kryeministri dhe Ministri i Jashtëm dhe unë patëm mundësi të shqyrtonim përparimin domethënës të bërë nga Shqipëria. Prova është absolutisht e qartë, Shqipëria duhet të jetë e kënaqur me këtë fakt, që Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur, ju jeni në rrugën e duhur", tha Kerry.

Ndërsa vlerësimet ishin maksimale për qeverinë Rama, zyrtari i lartë amerikan u ndal tek drejtësia si reforma kyçe për të ardhmen e Shqipërisë. Sipas kryediplomatit amerikan reforma në drejtësi do të jetë goditje më e fortë kundër korrupsionit ndërsa nënvizoi se rruga për këtë proces është e vështirë.  John Kerry e konsideroi zhvillim shumë pozitiv ligjin e dekriminalizimit.
 
"Jam inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi. Kjo është diçka që udhëheqja juaj ka ndërmarrë që ata po punojnë fort në mënyrë që të realizohet dhe ata janë të përkushtuar për një qeverisje më llogaridhënëse. SHBA janë të gatshme dhe unë jam ta konfirmoj në emër të presidentit Obama ne jemi me ju në këtë transformim, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të ngulmojnë për zbatim efektiv të tyre. Këtë e di nga përvoja vetjake dhe kam ndarë udhëtimin tim si një prokuror në SHBA. Qeveria është e angazhuar për të ndjekur një rrugë drejt mundësive më të mira për popullin shqiptar", - u shpreh kryediplomati.
 
Kryeministri shqiptar në krah të Sekretarit Amerikan të Shtetit siguroi për angazhimin e qeverisë për vijimin e punës me reformat e në mënyrë të veçantë për drejtësinë. Shefi i mazhorancës tha se brenda muajit mars parlamenti do të votojë ndryshimet kushtetuese për këtë reformë jetike për vendin.
 
"Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. Një reformë kyç për qëndrueshmërinë edhe rezultatet e çdo reforme tjetër dhe ecurinë në çdo fushë tjetër. U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme, që nga dita e parë e fillimit të përpjekjeve, si dhe konkretisht për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë, krah për krah me ekspertët europianë dhe shqiptarë, në ekipin teknik  të reformës.Objektivi ynë i përbashkët, edhe për shkak të implikimeve të drejtpërdrejta që ecuria e reformës ka në procesin e integrimit europian, është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend të paketës së ndryshimeve kushtetuese.Kam shumë besim se do t’ia dalim dhe fakti që nuk jemi vetëm, por  me Shtetet e Bashkuara në krah, e bën krejtësisht të arsyeshëm optimizmin për sukses, në këtë ndërmarrje historike për Shqipërinë e shekullit të XXI", tha  Rama. 

Shefi i diplomacisë amerikane John Kerry foli për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Sfidë e përbashkët mbetet lufta ndaj terrorizmit e në këtë drejtim sekretari amerikan i shtetit dhe kryeministri shqiptar u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër ISIS. Ne fjalimin e tij, edhe pse ne menyre jo te drejtperdrejt, Kerry le te nenkuptuar se ky bashkepunim i ngushte mund te thote qe Shqiperia te mireprese muxhahedinet si ndihme e ofruar nga vendi yne ne luften kunder terrorizmit. Edhe pse strehimi i mbi 1000 anetareve te opozites iraniane pritej te ishte nje nga pikat kryesore te axhendes se Kerryt, kjo referuar edhe deklaratave te kryemistrit Rama e demokratit Berisha ne seancen e shkuar ne Kuvend, zyrtari amerikan zgjodhi te mos fliste per kete ceshtje, ose te pakten jo hapur. 

"Kam dëgjuar me vëmendje mendimet e kryeministrit dhe mendoj se ka thënë disa pika të rëndësishme, ka hapur mundësi që SHBA dhe Shqipëria të punojnë më ngushtësisht me njëra-tjetren. Ne po punojmë në një kohë të sfidave. Shqipëria i ka kuptuar sfidat dhe udhëheqësi juaj ka qenë shumë ndihmues ndaj SHBA, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, në përpjekje për të shtrembëruar një fe të madhe e për ta përdorur për qëllime të liga", - u shpreh Kerry.

Ne keto dite, disa here jane hedhur hipoteza ne shtyp qe Kerry, do t'i kerkonte Qeverise shqiptare te merrte nje numer me te madh muxhahedinesh te transferuar ketu nga zonat e luftes. Por mbi kete ceshtje nuk u fol fare gjate deklaratave para mediave dhe me pas u hodh poshte nga kryeministri Edi Rama ne nje shkembim batutash me gazetaret:  “U diskutuan të gjitha ato që thashë edhe në deklaratën për shtyp. Arsyeja (muxhahedinët) që diskutohej në media për ardhjen e tij këtu, nuk është diskutuar në asnjë sekondë. Arsyeja e vizitës dhe përmbajtja e saj ishte e lidhur me vazhdimin dhe thellimin e një bashkëpunimi dhe një partneriteti strategjik të firmosur në deklaratëne  viti të shkuar dhe brenda kësaj përmbajtjeje ishte edhe reforma në drejtësi”.

Duke theksuar se SHBA mbështet Shqipërinë në rrugën e proceseve integruese dhe të sfidave reformuese, kryediploimati amerikan e mbylli deklaratën e tij me premtimin se do të kthehet sërish në një vizitë në Shqipëri për ta njohur më shumë vendin tonë. 

Pak metra nga kryeministria, Kerry iu drejtuat hotel "Rogner", ku takoi kryetarin e opozitës Lulzim Basha, bisedë që përmbylli takimet e vrullshme me liderët politikë shqiptarë. Në këtë vizitë Kerry u shoqërua nga ndihmëssekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland.

Ora 13:45 Kerry mbyll viziten 4 oreshe, le Shqiperine
iken kerry

iken kerry

Ora 13:25 Kerry mbaron takimin me shoqerine civile, mesazh Kosoves: Vazhdoni te ecni perpara
Takimin e fundit në qëndrimin e shkurtër në vendin tonë, Kerry e pati me përfaqësues të shoqërisë civile tek Muzeu Historik Kombëtar. Kerry la ambientet e Muzeut rreth ores 13:25 por zgjodhi te mos largohet pa dhene edhe nje mesazh per shqiptaret e Kosoves, kjo pasi një qytetar nga Kosova përshëndeti Kerryn në emër të popullit të tij.  

“Meqë je nga Kosova, dua të jap një mesazh për popullin tënd. Vazhdoni të ecni përpara”,
 - tha Kerry.

Kerry kaloi ne kembe ne anen tjeter te rruges perballe muzeut ku takoi qytetaret e mbledhur per ta pershendetur zyrtarin e larte amerikan. Sekretari amerikan i shtetit dha nje prononcim te shkurter per mediat shqiptare ku shprehu edhe njehere kenaqesine nga kjo vizite per shkak te mikpritjes se ngrohte te shqiptareve.

"Është e mrekullueshme që pata mundësinë t'ju vizitoj. Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë.", u shpreh Kerry. 

kerry largohet nga muzeu

kerry largohet nga muzeu

kerry largohet nga muzeu

kerry largohet nga muzeu
(Kerry pas përfundimit të takimit me shoqërinë civile në Muzeun Kombëtar, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

Ora 12:40 Eskorta e Sekretarit Amerikan të shtetit kalon përmes bulevardit Dëshmorët e Kombit pas takimit të Kerry-t me Bashën, John Kerry i drejtohet Muzeut Kombëtar

kerry
eskorta
eskorta
(Eskorta e Kerry-t në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

Ora 12:20 Kerry takon Bashen ne Rogner
Lideri i opozitës Lulzim Basha e shesh vizitën e John Kerryt si shprehje të mbështetjes së jashtëzakonshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaj vendit tonë. Pas takimit që mbajti në hotel "Rogner" me sekretarin amerikan të shtetit, Basha tha se mbështetja e SHBA-ve ishte vendimtare për procesin e dekriminalizimit, që Shqipëria ndërmori me sukses duke votuar ligjin. "Pa përkrahjen e SHBA dekriminalizmi nuk do të realizohej", - u shpreh kryedemokrati në një prononcim për gazetarët.
 
"I sigurova sekretarit amerikan të Shtetit që PD do të vazhdojë të jetë në krye të përpjekjeve për ruajtjen dhe konsolidimin e shtetit ligjor. Si në qeverisje dhe opozitë PD mbetet e përkushtuar ndaj këtyre veprave, siç ishte dekriminalizimi që nuk do ishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e gjithanshme të SHBA. Të tjera sfida, krimi korrupsioni si parakusht për ecjen para të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian", - tha Basha.

Edhe para Kerry-t Basha ka shprehur qëndrimin se reforma në drejtësi duhet të ecë vetëm sipas rekomandimeve të Venecias.
 
"Reforma në drejtësi duhet të jetë  në përputhje me normat e pranuara bashkarisht siç janë ato të Komisionit të Venecias", - theksoi Basha".
 
Megjithatë, një pikë kyçe për të ardhmen e vendit ku Basha kërkon angazhimin e SHBA-së është edhe reforma zgjedhore.
 
"Zgjedhje të lira dhe të ndershme për të cilat opozita kërkon angazhimin e partnerëve si një reformë kyçe pa të cilën Shqipëria nuk mund të bëjë përpara", - përfundoi Basha

basha kerry

eskorta e kerryt te kryeministria

Ora 11:45 Deklarata e Kerryt ne konferencen me Ramen

Faleminderit zoti kryeministër është me të vërtetë një kënaqësi e vecantë që jam këtu. Ju kam takuar dhe kam admiruar udhëheqjen tuaj vlerësoj krijueshmërinë tuaj jam vlerësues për të gjithë mikpritjen e ngrohtë dhe të sinqertë në Tiranë sot. Presidenti Obama dhe unë dhe populli amerikan jemi shumë mirënjohjes për udhëheqjen që ju ofroni, dhe për përpjekjet e ekipit tuaj, që jo vetëm të kujdeseni për interesin e Shqipërisë por që të rrokni një set të gjerë vlerash të cilat na përcaktojnë të gjithë ne. Dhe mendoj se kjo është rrënja e një miqësie të madhe që Shqipëria dhe SHBA bashkëndajnë. Ndodhem këtu sepse jemi miq dhe dëshiroj ta theksoj këtë gjë, ne jemi aleatë dhe kemi interesa të stërmëdha përbashkëta dhe kemi përshkruar një rrugë të veçantë në marrëdhëniet tona diplomatike që sikurse përmendi kryeministri, ne kujtojmë 25-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike pas një muaji. Sikurse ambasadori Lu më ka treguar që marrëdhëniet tonë janë me të vërtetë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe mjaft të ngrohta dhe të gjithë jemi mirënjohës për këtë. Kam dëgjuar me vëmendje mendimet e kryeministrit dhe mendoj se ka thënë disa pika të rëndësishme ka hapur mundësi që SHBA dhe Shqipëria të punojnë më ngushtësisht me njëra-tjetër. Ne po punojmë në një kohë të sfidave. Shqipëria i ka kuptuar sfidat dhe udhëheqësi juaj ka qenë shumë ndihmues ndaj SHBA, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, në përpjekje për të shtrembëruar një fe të madhe e për ta përdorur për qëllime të liga. Sapo jam kthyer nga Mynihu ku fokusi ynë ka qenë Lindja e Mesme, lufta në Siri dhe ndikimi me migracionin. Mposhtja e DAESH nuk bëhet nga një vend kjo kërkon një koalicion të gjerë. Jam mirënjohës ta them që  Shqipëria është anëtarë. Shqipëria ka qenë që nga fillimi  e gatshme për të qëndruar me të gjitha vendet në kundërshtimin e DAESH. Ajo po qëndron bashkë me ne në Irak, në Afganistan dhe në luftën afatgjatë për të theksuar njerëzve rëndësinë e tolerancës, për të mënjanuar ekstremet e dhunshme, për të njohur që është e rëndësishme që të ndërtojmë shoqëri që s'mund të biesh dakord por ke tolerancë për këndvështrimet e tyre. Shqipëria nuk është thjesht një mike dhe që ka treguar në kaq shumë mënyra dashurinë e veçantë për SHBA por është anëtarë e NATO-s dhe kjo përgjegjësi të veçanta për këtë rajon, dhe jemi mirënjohës për partneritetin në këtë aleancë.

Gjatë takimit të sotëm kryeministri dhe Ministri i Jashtëm dhe unë patëm mundësi të shqyrtonim përparimin domethënës të bërë nga Shqipëria. Prova është absolutisht e qartë, Shqipëria duhet të jetë e kënaqur me këtë fakt, që Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur, ju jeni në rrugën e duhur.
 
Jam inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi. Kjo është diçka që udhëheqja juaj ka ndërmarrë që ata po punojnë fort në mënyrë që të realizohet dhe ata janë të përkushtuar për një qeverisje më llogaridhënëse. SHBA janë të gatshme dhe unë jam ta konfirmoj në emër të presidentit Obama ne jemi me ju në këtë transformim, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të ngulmojnë për zbatim efektiv të tyre. Këtë e di nga përvoja vetjake dhe kam ndarë udhëtimin tim si një prokuror në SHBA. Qeveria është e angazhuar për të ndjekur një rrugë drejt mundësive më të mira për popullin shqiptar.
 
Shqipëria ka bërë përparim domethënës, Shqipëria mund të mbështetet në përkrahjen e plotë të SHBA". 


john kerry ne konf me ramen

john kerry konf
(Deklarata për mediat Rama-Kerry nga Kryeministria, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)



Ora 11:35 Rama: Reformën në drejtësi e votojmë në mars, kemi SHBA në krah
Kryeministri Edi Rama shprehu besimin se reforma në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese për vënien në jetë të saj do të miratohet në muajin mars në Kuvendin e Shqipërisë. në deklaratën për mediat me sekretarin Kerry, Rama tha se fakti që SHBA-të janë krah vendit tonë në këtë proces të konsideruar kyç për integrimin në BE, e bëjnë më të realizueshëm këtë fakt.
 
"Diskutuam për reformën në drejtësi, kyç për qëndrueshmërinë dhe rezultatet  e çdo reforme tjetër dhe ecurinë në çdo fushë tjetër. I jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen në këtë rrugë që në fillim të  përpjekjeve, për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë. Objektivi ynë i përbashkët edhe për shkak të ndikimeve të drejtpërdrejta që ka reforma në procesin e integrimit, është që marsi të jetë muaji i votimit në kuvend të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kam shumë besim se do ja dalim", tha Rama.

edi rama ne konf me kerryn

edi rama john kerry konf
kerry
(Deklarata për mediat Rama-Kerry nga Kryeministria, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

Deklarata e plote e kryeministrit Rama
Kjo vizitë e Sekretarit të Shtetit John Kerry e nis më së miri celebrimin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ky fakt e bën të dyfishtë kënaqësinë time për praninë e sotme të Sekretarit mes nesh. Ne shqiptarët, ndajmë me Shtetet e Bashkuara një histori të re marrëdhëniesh, shumë të ngushta, të cilat në prill të vitit të kaluar njohën një zhvillim të ri, përmes nënshkrimit në Washington të dokumentit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik. Ky dokument, ka përcaktuar më së miri piketat për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në 10 vjeçarin e ardhshëm, në fushën e sigurisë, energjisë, sundimit të ligjit dhe mirëqeverisjes, me një theks të posaçëm në fushën e ekonomisë. Ne ndajmë plotësisht me Sekretarin Kerry, mendimin se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara do të luaj një rol kyç në rritjen e sigurisë së të gjithë hapësirës së Europës Adriatike. Në Europën e sfidave dhe dilemave të sotme, rajoni ynë ka një rëndësi të veçantë gjeostrategjike dhe shqiptarët janë një faktor kyç brenda tij.

Është e vetëkuptueshme se lidhja jonë speciale me Shtetet e Bashkuara na jep një besueshmëri dhe një përgjegjësi të posaçme në promovimin e paqes, rritjen e sigurisë dhe forcimin e demokracisë në këtë pjesë të Europës. Prandaj, por natyrisht, jo vetëm për këtë, shqiptarët që të gjithë u janë besnikërisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara. Pa Shtetet e Bashkuara në krah, gjatë gjithë këtyre 25 viteve të jashtëzakonshme për historinë e vendit tonë, as Shqipëria dhe as shqiptarët në tërësi nuk do të ishin sot më të respektuar, se kurrë më parë në historinë e tyre.

Po ashtu, pa mbështetjen dhe këshillat e çmuara të Shteteve të Bashkuara, Shqipëria nuk do të kishte bërë as në dy vitet e fundit kaq shumë progres në rrugën e reformave.

Ishte kënaqësi, por dhe krenari për mua sot, që ta informoja nga afër Sekretarin e Shtetit për përpjekjen e vështirë, por edhe shumë shpresëdhënëse, në frontin e gjerë të reformave modernizuese. Për rezultatet inkurajuese në luftën kundër krimit dhe drogës, për rimëkëmbjen e sektorit energjetik, për rritjen ekonomike dhe goditjen e informalitetit, e kështu me radhë. Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. Një reformë kyç për qëndrueshmërinë edhe rezultatet e çdo reforme tjetër dhe ecurinë në çdo fushë tjetër. U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme, që nga dita e parë e fillimit të përpjekjeve, si dhe konkretisht për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë, krah për krah me ekspertët europianë dhe shqiptarë, në ekipin teknik  të reformës.
Objektivi ynë i përbashkët, edhe për shkak të implikimeve të drejtpërdrejta që ecuria e reformës ka në procesin e integrimit europian, është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend të paketës së ndryshimeve kushtetuese.

Kam shumë besim se do t’ia dalim dhe fakti që nuk jemi vetëm, por  me Shtetet e Bashkuara në krah, e bën krejtësisht të arsyeshëm optimizmin për sukses, në këtë ndërmarrje historike për Shqipërinë e shekullit të XXI. Si miq, partnerë dhe aleatë të ngushtë, ne kemi punuar, jemi duke punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me NATO-n, Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Me Shtetet e Bashkuara nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. Trupat tona do të vazhdojnë misionin e tyre në Afganistan, përkrah atyre amerikane, e do të qëndrojnë aty sëbashku me aleatin tonë të madh deri kur të jetë e nevojshme.

Me Sekretarin e Shtetit biseduam natyrisht edhe në lidhje me kërcënimin terrorist, dhe thellimin e bashkëpunimit tonë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm, edhe si pjesë e koalicionit botëror kundër ISIS. E informova Sekretarin për masat e fundit që ka marrë Shqipëria në këtë drejtim, për forcimin e kuadrit ligjor, për punën e agjencive ligjzbatuese, për miratimin së fundmi dhe fillimin e zbatimit të strategjisë kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për bashkëpunimin rajonal në këtë kuadër.

Po ashtu, pata kënaqësinë të ndaj me Sekretarin e Shtetit progresin e bërë në muajt që e kanë pasuar takimin me Presidentin Obama në Kombet e Bashkuara, lidhur me idenë tonë të programit të ri shkollor për njohjen e fesë. Kam bindjen se ky program do të jetë një sukses i përbashkët që do të sjellë progres të rëndësishëm, në aspektin më themelor të luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, që është lufta për mendjet dhe për zemrat e gjeneratës së re. Biseduam për bashkëpunimin dypalësh në fushën e zhvillimit ekonomik. Nga ana jonë kemi konstatuar me kënaqësi një rritje të interesit të kompanive amerikane ndaj Shqipërisë dhe do të mbështesim fuqimisht shtimin e pranisë së tyre në vendin tonë.

Një prej pikave të bisedës ishte siguria energjetike. E informova Sekretarin e Shtetit për ecurinë shumë pozitive të projektit tonë të ndërveprimit rajonal në këtë fushë dhe rolin që Shqipëria është gati të luajë, si një pikë ndërlidhëse këtu në Ballkan me tregun europian të energjisë, në veçanti nëpërmjet gazsjellësit Trans-Adriatik. Po ashtu, edhe për rëndësinë e veçantë që ne i japim shtrirjes së linjës sw gazit, lart në korridorin Adriatiko-Jonian, si një domosdoshmëri strategjike, për integrimin rajonal, në kuadrin më të gjerë të integrimit europian dhe euroatlantik.

Jemi tejet të kënaqur që Mali i Zi është ftuar më në fund për tu anëtarësuar në NATO. Dëshirojmë shumë të njëjtën gjë edhe për Maqedoninë. Prandaj urojmë që Maqedonia të çlirohet sa më shpejt nga ngërçi që e mban bllokuar në rrugën e saj drejt NATO-s, e në ndërkohë të plotësojë çdo detyrim të saj lidhur me Marrëveshjen e Ohrit.
Ndërsa Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun e tyre për të shkuar drejt normalizimit. Nuk është një dialog i lehtë, aq më pak është i lehtë implementimi i gjërave për të cilat bihet dakord gjatë dialogut. Por është pa diskutim e vetmja rrugë drejt suksesit për secilin dhe për rajonin në tërësi.

Ne do ta intensifikojmë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për konsolidimin e zhvillimit demokratik, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje, si një parakusht i sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal. Në këtë kontekst, Kosova do të vijojë të ketë mbështetjen e dy aleatëve të saj më të ngushtë, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Edhe për këtë kapitull jemi optimist dhe me plot arsye, flas për rajonin. Edhe vetë kriza e refugjatëve ka nxjerrë në pah një ndërveprim të përforcuar të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky moment, vlen për të kuptuar që të gjithë, se sa e rëndësishme është që kjo pjesë e Europës, të jetë brenda Europës dhe që integrimi Europian i vendeve tona të mos shihet si rutinë, në vazhdën e një rruge që për Europën sot është më e komplikuar dhe me sfida shumë më të vështira. Së fundmi, në rajonin tonë, rrjeti i bashkëpunimit nuk ka qenë asnjëherë më aktiv. Nismat më të reja në këtë drejtim do të jenë Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Zyra e Bashkëpunimit Rajonal të të Rinjve që do ta kenë selinë këtu në Tiranë. Tirana ka ambicien të jetë gjithnjë e më shumë zëri i paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në çdo plan, pa asnjë përjashtim të natyrës politike, etnike, fetare, kulturore.

Shumë faleminderit zoti Sekretar i Shtetit!

Nëpërmjet jush një falënderim i posaçëm për presidentin Obama, për angazhimin tuaj dhe kontributin aktiv, jo vetëm në funksion të paqes dhe stabilitetit në këtë kënd të Europës, por mbështetjen dashamirëse për Shqipërinë, për shqiptarët, çka e bën shumë më të plotë rolin tonë dinamik dhe konstruktiv në Ballkanin Perëndimor. Edhe një herë, faleminderit i dashur Sekretar!



Ora 10 55 Kerry takon Ramen
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry eshte takuar me kryeministrin Edi Rama ne seline e qeverise. Permes pamjeve te takimit te percjella nga zyra e shtypit e kryeministrise, shihet se Kerry ka treguar nje vemendje te vecante ndaj ndertimit te godines se kryeministrise mbi gjurmet e arkitektures italiane. Por ajo qe ka terhequr me shume kureshjen e tij jane pikturat ne muret e kryeministrise, per te cilat vete shefi i qeverise i ka shpjeguar kuptimet e tyre. 

kerry me kryeministrin rama

rama kerry



Pas takimit koke me koke me ministrin Bushati dhe kryeministrin Rama, Kerry zhvilloi nje bisede te perbashket me disa anetare te kabinetit qeveritar, ministrin e Drejtesise Ylli Manjani, ate te Brendshem Saimir Tahiri, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ish-kryeministrin Pandeli Majko.

rama kerry
 Foto të tjera..



Ora 10:44 Nishani: Kercenimi prane Shqiperise, vizita deshmi se partneret jane krah nesh
Sipas zyrës për shtyp të kreut të shtetit, Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, duke shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.

Presidenti Nishani mësohet të jetë shprehur se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.

Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.



Ora 10:18 Kerry mbërrin në kryeministri, nis takimin me Bushati

kerry ne kryeministri

ditmir bushati kerry

ditmir bushati kerry



Ora 09:45 Kerry mberrin ne Rinas
Ne aeroportin "Nene Tereza", sekretari amerikan i Shtetit eshte pritur nga Presidenti i Republikes Bujar Nishani, ambasadori Donald Lu dhe perfaqesues te tjere te selise diplomatike amerikane ne vendin tone.

mberrin kerry ne rinas

mberrin kerry ne rinas

mberrin kerry ne rinas

nishani me kerryn

nishani me kerryn



Ora 09:30 Nuk ka ceremoni zyrtare ne kryeministri
Ndryshe nga ç'jemi mesuar te shohim ne vizitat e tjera te zyrtare te larte te huaj, per sekretarin Amerikan te Shtetit John Kerry nuk do te kete nje pritje ceremoniale ne seline e qeverise. Prej mengjesit ne kryeministri eshte ngritur flamuri amerikan krah atij shqiptar, ndersa pas takimit me Bushatin dhe Ramen, eshte parashikuar vetem nje konference e perbashket per shtyp mes kreut te qeverise dhe zyrtarit te larte amerikan.

kryeministria flamuri

salla e kryeministrise

Masat e sigurise, Tirane e "blinduar"

Masat për të garantuar sigurinë e kësaj vizite të rëndësishme, janë tepër të larta. Mbi 1500 punonjës të unfirmave blu janë në gjendje gatishmërie, ndërsa një helikopter i ushtrisë do të monitorojë nga ajri lëvizjen e zyrtarit amerikan nga Rinasi drejt kryeqytetit. 

masat e policise

Tirana është zgjuar e qetë këtë të dielë, e cila veç vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit shënon edhe festën e të dashuruave, Shën Valentinin. Në rrugët e kryeqytetit janë shumë të paktë qytetarët që lëvizin, jo e pazakontë kjo për një ditë pushimi. Që prej orës 07:00 të mëngjesit efektivët e policisë dolën në terren në kuadër të planit të masave për sigurinë e Kerryt.  

Ne objekte te larta, sic jane kullat binjake ne bulevardin Deshmoret e Kombit jane vendosur edhe efektive me snajper per te mbikeqyrur situaten.

masat e sgiurise

masat e sgiurise

masat e sgiurise

masat e policise
Foto të tjera..

Qarkullimi i automjeteve është i ndaluar deri në orën 15:00 në rrugët nga do te kaloje eskorta e sekretarit Kerry.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë