Sipas raportimeve nga Korporata Elektroenergjetike, aktualisht KESH është duke eksportuar rreth 12 milionë kilovatorë energji në ditë, shifër rekord po t’u referohesh bilanceve të kompanisë gjatë dy viteve të fundit.
Burime zyrtare nga Korporata konfirmojnë se që prej muajit mars po eksportohet energji çdo ditë, pasi është arritur maksimumi i lejuar i nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, në kuotën 297 metra mbi nivelin e detit. KESH ka arritur të gjejë treg me një çmim shitjeje mesatar prej 30 eurosh për megavatorë, çka po i siguron afro 350 mijë euro fitime në ditë.
Kjo, sëbashku me nisjen e shlyerjes së detyrimeve financiare nga ana e CEZ Shpërndarjes, ka përmirësuar paksa bilancin e kompanisë, duke e lejuar edhe të rinisë dëmshpërblimet për të dëmtuarit e përmbytjeve në zonën e Shkodrës në vitin 2010.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)