TIRANE- Më i dëmtuar nga ndërprerja e kontratës me kompaninë çeke CEZ shpërndarje ka qënë Koorporata Energjitike Shqiptare, KESH. Që nuk ka pak, por mbi 385 milionë euro për të marrë nga kjo kompani si një detyrim i papaguar dhe që ka rrënuar ndjeshëm financat e kompanisë shtetërore shqiptare të energjisë. Auditi ka nxjerrë dhe një bilanc real në lidhje me borxhet që i kanë KESH, ku pjesën e “luanit” siç edhe shihet dhe nga shifrat, e mban vetë kompania e shpërndarjes së energjisë, CEZ. Kështu, nga bilanci i KESH për vitin 2013 rezulton se kompania duhet të mbledhë 540 milionë dollarë, nga të cilat 385 milionë euro nga CEZ.