TIRANE- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë kërkesë për për rritje të ndjeshme të tarifës së energjisë, që ky institucion i shet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

KESH kërkon që çmimi të rritet, nga 2.2 lekë/kWh, në 3.3 lekë/kWh, një shtrenjtim ky, prej 54 përqindësh. Kështu, KESH bëhet operatori i dytë i sektorit që ka aplikuar për rritje, pas Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). OSHEE, operatori fundor që u shet energjinë konsumatorëve, ende nuk ka paraqitur kërkesën e tij.