KESH: Nëse nuk importojmë energji
në shtator jemi në kolaps
"CEZ Shpërndarje' duhet të nisë menjëherë importin e energjisë, që i takon për të mbuluar humbjet, në të kundërt rezervat do të ulen ndjeshëm dhe vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik këtë shtator", tha sot Halit Velaj, administratori i KESH-it.
TIRANË - 'CEZ Shpërndarje' duhet të nisë menjëherë importin e energjisë që i takon për të mbuluar humbjet, në të kundërt rezervat do të ulen ndjeshëm dhe vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik këtë shtator. Në këto kushte, buxheti i shtetit duhet te ndërhyjë për ndihmuar KESH-in, ndërsa CEZ të mbledhë deri në qindarkën e fundit energjinë e konsumuar. Këto janë paralajmërimet alarmante që bën sot përmes mediave Halit Velaj, administratori i KESH-it.
"Në qoftë se nuk blihen humbjet, për një muaj mosblerje humbjesh liqeni i Fierzes bie me 6 metër. Me këtë nivel të Fierzes, me këto rezultate qe ka KESH, duhet që të marrim masat të mos shkojmë tek importi. Këtë e ka për detyrë ERE ta ndjekë. E vetmja ndjekje që mund të bëjmë ne është ajo që nuk do ta bëjmë, të ulim turbinat, por ta dini që nëse do të ulen turbinat nuk do të kemi drita", shton Velaj.
Ndonëse situata hidrike është thuajse optimale dhe Fierza është ne nivelin e 293 metrave, drejtori i KESH paralajmëron se, "në rast se CEZ-i nuk do të nisë të kryejë importin, që i takon, rezervat do të ulen ndjeshëm". KESH nuk ka arritur që të paguajë as hidrocentralet e vogla për shkak te kushteve financiare. Ai u ka atyre 20 milionë dollarë borxhe.
'KESH u ka një borxh 20 milionë dollarë HEC-eve dhe nuk ka mundesi për t'ua paguar. Kam bërë dy shlyerje me grafik. Sasia e parave nuk ka qenë e kënaqshme. Sot më janë bllokuar llogaritë dhe sot nuk kam para as të investoj, as t'i jap njeriu borxhe, vetëm të mundohem të paguajë rrogat e punonjësve", tha Velaj.
Gjatë vitit 2013, borxhi që CEZ i detyrohet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) është rritur nga 30 miliardë lekë edhe me 14 miliardë lekë, duke bërë që totali i këtij detyrimi të prapambetur, nga viti 2010 të arrijë në total 44 miliardë lekë. Në këtë mënyrë, kompania CEZ jo vetëm që nuk ka filluar shlyerjen e borxheve, por gjithë kësaj kohe nuk ka paguar plotësisht as faturat aktuale ndaj KESH-it.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23