KESH nuk paguan energjinë nga HEC-et
Një hidrocentral vendor, që ka lidhur kontratë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për shitjen e energjisë e prodhuar prej tij e që e ka hedhur në rrjetin kombëtar, ka fituar procesin gjyqësor për pagimin e 220 milionë lekëve të vjetra, të cilat nuk ia paguante KESH-i
TIRANE- Korporata Elektroenergjetike nuk ka para as për të paguar produktin e blerë nga HEC-et e vegjël, që janë ndërtuar nga privatët, në kushtet e një krize të pashoqe financiare. Muajin e kaluar, HEC-i i Tërvolit i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me një kërkesë, me anë të së cilës kërkonte lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për titullin ekzekutiv, faturë tatimore e shitjes (blerjes) së energjisë elektrike, datë 03.02.2012. Pala kërkuese është një shoqëri koncensionare, që zbaton koncensionin e formës “ndërtim, operim, transferim” të hidrocentralit Tërvol, Komuna Pishaj, Elbasan, në bazë të kontratës me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të lidhur në gusht 2007. Në bazë të kontratës së lidhur me këtij HEC-i dhe KESH-it, Tërvoli i shet energjinë elektrike që prodhon KESH-it, kundrejt pagesës dhe pagesa bëhet brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të faturës nga blerësi. Në fakt, për prodhimin e muajit janar 2012, megjithëse HEC-i privat ka lëshuar faturën tatimore të shitjes së energjisë elektrike më 3 mars, me vlerë 22.36 milionë lekë dhe kjo faturë është pranuar pa asnjë vërejtje nga blerësi KESH, nuk është paguar nga Korporata. Në këto kushte, Tërvoli i është drejtuar gjykatës me kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit të faturës, duke e konsideruar atë si titull ekzekutiv. Gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, duke urdhëruar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titullin ekzekutiv faturë tatimore e shitjes së energjisë elektrike Nr. 27, datë 03.02.2012, me nr.serie 69595131, lëshuar nga HEC-i Tërvolit SHPK, për debitorin KESH SHA. Njëkohësisht, Gjykata ka urdhëruar që Shërbimi Përmbarimor të ekzekutojë këtë vendim.
KrizaÇmimi i përcaktuar për këtë vit nga Enti Rregullator për HEC-et me koncensionet e reja, bazuar në metodologjinë që mbështetet mbi çmimet e importit të vitit paraardhës, është shumë i lartë: 9.3 lekë/kilovatorë ose 34.9 për qind më i lartë se çmimi i 2011-s. Ndërsa për çmimin e HEC-eve private/koncesion të vjetër ka një tendencë të qëndrueshme në rritje, çmimi për HEC-et me koncension të dhënë pas vitit 2007 ka luhatje, që mund të frenojë nismën e investitorëve për të investuar në këtë sektor. Kjo, sipas Entit Rregullator të Energjisë ka sjellë nevojën e përcaktimit të një çmimi të unifikuar dhe të qëndrueshëm të paktën për një periudhë 10-vjeçare të HEC-eve me kapacitet deri në 15 megavat, pavarësisht nga natyra e pronësisë. Problemi është se, aktualisht, KESH-i është në borxhe shumë të mëdha për vete. Por, vendimi i gjyqit do të zbatohet pa asnjë mëdyshje nga Përmbarimi.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 8013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite
24 Nëntor, 21:13
-
Rusia shkarkon komandantin e lartë për deklarata të rreme lidhur me luftën në Ukrainë
24 Nëntor, 21:07
-
Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash
24 Nëntor, 21:06
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis, numri një në botë: Trofe për ta ndarë me popullin italian
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31