Kur jemi me pushime i lejojmë vetes edhe pije si ato alkoolike të cilat në qoftë se konsumohen me tepricë ndikojnë negativisht në dietën tonë.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” dietologia Viktoria Naço dha disa këshilla për pijet që duhet të konsumojmë në breg të detit kur jemi me pushime.
Uji është pija kryesore e cila duhet të jetë pjesë e ditëtve tona të nxehta. Përsa i përket pijeve alkoolike apo pijet e përpunuara si ato me gaz, dietologia Naço tha se duhet të kemi kujdes me masën e konsumimit të tyre.

Kur jemi me pushime konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike çon në dehidratimin e trupit. Zgjedhja më e mirë e pijeve alkoolike është birra dhe vera.
Një këshillë për personat që nuk e shijojnë ujin dhe nuk e konsumojnë shumë atë është që të shtojnë tek ai pak qitro, limon, portokall apo dhe shije të tjera në mënyrë që konsumi i ujit të jetë në masën e duhur në verë.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com