Bardhi: Berisha s’është ofertë për Shqipërinë, as unë s’e votoj! Negociatat, vetëm për zgjedhjet! Jo 'paqe' në gjykatë dhe për 'Non Grata-n'

TIRANË- Në procesin e negociatave mes 2 palëve të Partisë Demokratike, në tryezë nuk ka asnjë kërkesë për tërheqjen e padisë në Apel për vulën e partisë dhe as për çështjen ‘Non Grata’. Deputeti i PD-së, njëherazi edhe negociatori nga grupi i Alibeajt, Gazment Bardhi tha se kanë diskutuar me Edi Palokën vetëm për zgjedhjet vendore të 2023. Deri më tani kanë bërë vetëm një takim dhe ende nuk e kanë gjetur një gjuhë të përbashkët se cila do të jetë rruga për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit.

“Nuk ka asnjë kërkesë që ne të tërheqim padinë në Apel për vulën e partisë. As ‘Non Grata’ nuk ka kërkesë, nuk kemi ndryshuar mendim për çështjet që na ndajnë. Kemi fokus zgjedhjet, nuk kemi shkuar me asnjë kusht dhe Paloka nuk ka ardhur me asnjë kusht, Bisedimet janë përqendruar te zgjedhje lokale, te rruga se si mund të shkojmë në këto diskutime. (...)Nuk kemi gjetur një rrugë të përbashkët për të dalë për përzgjedhjen e kandidatëve”, tha Bardhi.

I ftuar në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Bardhi këmbëngul që Sali Berisha nuk është e ardhmja e PD-së e aq më tepër e Shqipërisë, duke thënë me bindje se dhe nëse Apeli do i jap të drejtë, ai kurrsesi nuk do e mbeshtësë. Lidhur me zërat për krijimin e një partie të re nga ana e Lulzim Bashës, i cili tashmë duket se po qëndron në hije, Bardhi sqaroi se ai kurrsesi nuk do të bëhet pjesë e një iniciative të re politike, që shkon përtej PD-së zyrtare.

“Unë nuk mund të dal në 2025 duke thënë se kandidati ynë për kryeministër, është Sali Berisha unë nuk e bëj dot, edhe nëse gjykata i jep të drejt, prap nuk do e bëja, se unë nuk e besoj as vetë. Nuk përfshihem në asnjë iniciativë për asnjë parti tjetër”, shtoi deputetit.

Ndalur te akuzat e mbërritura nga Berisha, për votën e dhënë ‘pro’ ligjit për hapjen e dosjeve, në Report Tv, Bardhi dha argumentet e tij pse ishte dakord.

“Unë kam dëgjuar Ballën që thotë Meta është spiun dhe Meta thotë jo, dhe unë besoj Metën, si mund të hedh unë në hedhë një kauzë të PD për Ballën, të votosh apo të mos votosh një ligj, duhet ta marrë vendimin se çfarë përmban ligji”, tha Bardhi në ‘Kontrast’.

Në një kohë kur PD-ja flet për bashkim e ka nisur negociata, presidenti Bajram Begaj dekretoi 14 majin si datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore për 2023, dhe demokratët ende nuk kanë dalë me një zgjidhje se si do të hyjnë në këtë garë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Parti e re nga Basha? Bardhi: S’bëhem pjesë e asnjë iniciative të re politike! Berisha s’është e ardhmja e PD, kthim pas me 32 vite

 

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se edhe nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë Sali Berishës, ai nuk e sheh si të ardhmen e PD-së e aq më tepër të Shqipërisë. I ftuar në ‘Kontrast’, Bardhi tha pushoi zërat për krijimin e një partie të e nga ai, apo Lulzim Basha.

“Unë nuk mund të dal në 2025 duke thënë se kandidati ynë për kryeministër, është Sali Berisha unë nuk e bëj dot, edhe nëse gjykata i jep të drejt, prap nuk do e bëja, se unë nuk e besoj as vetë. Nuk përfshihem në asnjë iniciativë për asnjë parti tjetër, ka qenë kjo parti që më dha mandatin e përfaqësuesit e partisë, nuk do përfshihet kurrë në asnjë iniciativë për krijim partie, Berisha nuk është e ardhmja e PD-së dhe as e Shqipërisë dhe prandaj nuk mundem t’i them që do duhet ta votosh, atë. Kjo do ishte e paimagjinueshme. E paimagjinueshme që kjo parti të rikthehet 32  vite më parë, nëse nuk prodhon një lider të ri apo alternativë të re, peng të një individi atëherë ka një problem të madh.”, tha Bardhi.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 25/10/2022 14:28

    Eh mor buratinth injorant. Ske faj se ende ska marre udhe puna ne dyert e zyrave te Washingtonit se cdo beni ju: mish per top apo koke turku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë