Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Pas suksesit me Piramidën dhe Qendrën TUMO, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka propozuar për bashkëpunim pranë Bashkisë së Tiranës projektin “Ecole 42”, që lidhet me zhvillimin e një programi edukimi, jo tradicional, në fushën e teknologjisë dhe arsimit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, u miratua vënia në jetë e programit, që do të bëhet e mundur nëpërmjet bashkëpunimit tre palësh midis AADF-së, Qendrës Piramida dhe Bashkisë së Tiranës.

Programi “Ecole 24” do të mund të aksesohet falas nga të rinjtë mbi moshën 18-vjeç dhe mësimi do të zhvillohet në ambientet e Piramidës, e cila është qendra më e madhe e teknologjisë në vend.

Bëhet fjalë për një program edukimi revolucionar në fushën e teknologjisë së informacionit, tërësisht falas dhe i aksesueshëm për të rinjtë mbi 18 vjeç, pa njohuri të mëparshme në këtë fushë, i cili është i pranishëm në 29 shtete të tjera. Studentët përzgjidhen përmes një sfide meritokratike kodimi, bashkëpunojnë në projekte, duke nxitur shkathtësi dhe zgjidhjen e problemeve. Programi i edukimit ka prezencë ndërkombëtare, me kampuse ne vende të ndryshme, ku promovon një komunitet të pavarur të nxënësve në fushën e ICT.

Ecole 42 është renditur në vendin e 6 nga 300 universitetet më të mira për vitin 2024. Ecole 42 është një program edukimi pa tarifë, i themeluar fillimisht në Paris, në vitin 2013. Ai mbështetet në një model mësimi bazuar në projekte dhe mësimin reciprok mes nxënësve, pa mësues tradicional, klasa apo orare.


Lajmi kryesor:

Miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë

Miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë