TIRANE – Në mbledhjen e rradhës të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin është miratuar vetëm me votat e mazhorancës krijimi i Këshillit Ekonomik Kombëtar, pasi opozita bojkotoi mbledhjen.
Ndërkaq në këtë mbledhje u mor gjithashtu vendimi për shfuqizimin e Këshillit Konsultativ.
Në vendimet për miratimin e këtij projektligji për krijimin e Këshllit Ekonomik Kombëtar u vendos që ky institucion të kalojë në varësi të kryeministrit. Gjithashtu financimi i këtij këshilli nuk do të bëhet nga buxheti i shtetit por vetëm nga donacionet.
Në diskutimet e ngritura për funksionimin e këtij institucioni të ri, deputeti i PS, Ervin Koçi u shpreh se krijimi i këtij insitucioni do të ndihmojë edhe më shumë në forcimin e marrëdhënieve shtet-privat.
Krijimi i Këshillit Ekonomik Kombëtar ishte parashikuar në rendin e ditës në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, ndërsa opozita bojkotoi punën duke mos marrë pjesë në votime.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com