Këshilli Evropian doli në krah të qytetarëve, jo qeverisë së Tiranës

Këshilli Evropian doli në krah të qytetarëve, jo qeverisë së Tiranës

Foto ilustruese

Të dashur miq, vendet anëtare të BE refuzuan për të dytën herë propozimin e Komisioni për hapjen e Negociatave (bisedimeve) për antarësim në BE të Shqipërisë.
Ashtu siç bënë ekzaktësisht në 2016 kur përshëndetën arritjet e Shqipërisë (korrektësi diplomatike e politike), deklaruan mot-à-mot dhe tashmë se pa luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, vendosur shtetin ligjor, zgjedhje të lira e të ndershme, nuk hapim Negociatat.
Qeveria dhe shërbyesit e saj të paguar u turrën të gënjejnë pa turp si në çdo skandal të këtyre pesë viteve. 
Do të ishte krejt pa vlerë dhe irracionale që opozita dhe shqiptarët e ndershëm të merreshin dhe harxhonin energji dhe kohë për të përgënjeshtruar gënjeshtarët !
Gënjeshtari nuk përgënjeshtrohet por veç diskretitohet.
Tashmë ndër ne, gënjeshtarët nuk e hanë më turpin me bukë por e gëlltisin me harè e çakërrqejf duke pirë kupa me verë të shtrenjtë.
Realiteti është fare i thjeshtë : Evropa i dha ca detyra shtesë Shqipërisë për ti bërë deri në vitin e ardhëshëm, kur do të shqyrtojë edhe njëherë propozimin e Komisionit, nëse këto detyra janë përmbushur apo jo, nga Shqipëria.
Zor shumë, do të jetë të përmbushen këto detyra, sepse është pikërisht ajo që ka përgjegjësinë kryesore, QEVERIA, që e pengon Shqipërinë ti përmbushë këto detyra.
Nuk është fare e vlefshme që të merremi me përgënjeshtrimin e gënjeshtarëve, sepse vetëm fakti që gënjejnë, tregon se janë zënë në faj dhe janë ndëshkuar.
Ky vendim i BE ka në fakt dy lajme. 
Një lajm të KEQ dhe një lajm të MIRE.
Lajmi i KEQ është shtyrja e shqyrtimit të vendimit nëse Shqipëria do hapë negociatat pas 2019 ?
Lajmi i MIRE është që Këshilli Evropian, lidershipi i Evropës doli në krah të qytetarëve, të popullit shqiptar dhe jo Qeverisë së Tiranës.
Në rastin e hapjes së Negociatave, ai është një vlerësim për suksesin e reformave, vlerësim për standardet që janë arritur dhe funksionojnë e kështu që natyrshëm është vleresim edhe për qeverinë që ka bërë të mundur ato si më sipër.
Fakti që nuk u hapën është tregues i vleresimit negativ për realitetin, standardet dmth menaxhimin e keq të punëve, pra të Qeverisë.
Por shqiptarëve, ju konfirmuan se e ardhmja e tyre është padiskutim në Evropë ashtu siç dhe i pranuan vite më parë të udhëtonin pa viza në çdo cep të saj.
Me gënjeshtarët nuk duhet të lodhemi për ti përgënjeshtruar tek spekullojnë deri në perversitet kur thonë se u vendos të nisim “punën pregatitore” !!!
Puna pregatitore ka nisur që me miratimin e Marrveshjes së Stabilizim Asociimit, qysh me 1 prill 2009, o mashtrues, boll u tallët me shqiptaret !
Ne nuk duhet të konsumojmë kohën me përgënjeshtrimin e gënjeshtarëve qeveritarë tek thonë se fajin e kanë skeptikët dhe ekstremistët populist në Evropë. 
Në kohën kur u liberalizuan vizat dhe u mor statusi “Kandidat”, ishte e njëjta situatë politike në Evropë, me shumë kundërshtar. 
Madje lëvizja pa viza, ishte një vendim edhe me më shumë peshë e ndikim konkret në Evropë sesa hapja e Negociatave (bisedimeve), por nuk u bllokua dot.
Nuk janë skeptikët evropian por zullumet dhe modeli i një pushteti të korruptuar dhe inkriminuar në Shqipëri. 
Eshte krimi i organizuar që kjo qeveri implantoi në vendin e vet, virusi i të cilit po i kalon kufijtë e Shqipërisë dhe po inkubohet dhe ndër vendet evropiane.
Nuk janë skeptikët, o llustraxhinj të dalë boje, por dhjetra e dhjetra kambana evropiane, më e fundit vetë gazeta “Liberation” e të majtës franceze tek thotë se : “Është e vërtetë që nga ana tjetër e kufirit (Shqipëria) pretendojnë se hashashi që kapet në Itali është i vjetër, prodhim i viteve të kaluara, por ne i kemi bërë analizat këtu dhe prodhimi i tij nuk daton më shumë se gjashtë muaj”, thotë Liberation. 
Sipas Gjeneralit Altiero në Itali, ndër vite është kapur drogë që vjen nga Shqipëria: “860 kg në 2015, 13,9 ton në 2016, 34,9 ton në 2017 dhe afërsisht 10 ton gjatë muajve të parë të 2018”.
Nuk janë skeptikët, por UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet), e cila teksa publikon para pak ditësh hartën globale të narkotrafikut, deklaron se Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistani, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimore.
Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria përfshihet në raportin botëror të drogave.
Nuk janë skeptikët evropian por familjet mafioze që nuk preken dot nga kjo qeveri.
Ndaj kësaj qeverie i është vënë kushti që ti godasë ato. Ajo nuk e bën dot !
Janë grupet e organizuara kriminale që blejnë vota për qeverinë dhe qeveria që u dorëzon më pas atyre policinë e shtetit dhe paratë e buxhetit. 
Ndaj kësaj qeverie i është vënë kushti i ri ti demontoj ato. Ajo nuk e bën dot.
Eshtë varfëria e shqiptarëve që thellohet dhe më pas përndiqen nga vendi i tyre rrugëve të kurbetit.
Ndaj kjo qeveri është me shpatulla për muri për të dënuar korrupsionin qeveritar dhe atë të oligarkëve të saj. Jo, nuk e bën dot !
Janë votat që vidhen në zgjedhje dhe antireforma e pushtetit lokal që ja hoqi pushtetin qytetarëve dhe ja fali “kumbarëve”, me një ndarje të turpshme elektorale që e paracakton njëanëshmërisht rezultatin e garës në tavolinë për 70% të njësive lokale e që shërbejnë për shantazh, intimidim e grabitje votash, më pas në zgjedhjet parlamentare. 
Një antireformë që zëvendësoj të zgjedhurit me të emërtuarit e pushtetit njësoj si në çdo autokraci politike.
Ndaj kësaj qeverie ju vu kushti i ri për reformën zgjedhore. Ajo nuk e bën dot !
Nuk janë skeptikët evropian por modeli qeveritar shqiptar i ministri të brendshëm anëtar i grupit kriminal të trafikimit të drogës ose vëlla me trafikantin e drogës.
Ndaj kësaj qeverie i kërkohet të lejoj të funksionoj drejtësia mbi ministrat e saj të brendshëm. Ajo nuk e lejon atë !
Ndaj, unë besoj se nuk ja vlen që shqiptarët të konsumohen duke përgënjeshtruar gënjeshtarët.
Shqiptarët duhet të mblidhen e të vendosin se si ta çlirojnë rrugën e tyre drejt Evropës që zullumqarët ja janë bllokuar.
Unë besoj se shqiptarët e ndershëm do të mblidhen pareshtur sallave e kuvendeve në çdo qytet e komunë të vendit për ti diskretituar gënjeshtarët dhe për të vendosur se si të bëjnë realitet vullnetit dhe qëllimin e tyre, “E duam Shqipërinë në Evropë” !

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulltan Mahmuti: 01/07/2018 20:58

    Foli e jema e Zeqos nga maja e thanes duke percjelle ritualin politik qe vetem oposita dhe ata qe e besojne na qenkan te ndersh e se ata duhen te merren me pune te “ medha” duke vrare e sakatuar mendjen per te gjetur per cdo jave nga nje SHPIFJE te re Babale 1 2 3 4 20000 Ti o cfar je!!!! je turpi i botes Shqiptaret kane qeverine qe duan e qe votuan ty e gjithe te tjeret qe mendojne si ty po te mos ju pelqeje rrini me maje te thanes duke mbrockullisur se shumica nuk do tju degjoje Ti qe sbere nje pare pune te pakten mos fol qene se do mbetesh me histori si ishi qe ke bere vrima ne uje

    Përgjigju
  • geg hyseni: 01/07/2018 09:33

    Hesht...hesht...minimalja hesht..Nuk ke asnje te drejte morale apo njerzore te japesh mend te tjerve, kur nuk ke dhe as ke patur ndonjehere ne jeten tuaj politike.

    Përgjigju
  • bledi: 30/06/2018 18:44

    ha nhe tum

    Përgjigju
  • Tini: 30/06/2018 17:33

    Negociatat nuk u hapen sepse ti si kryetar i KLD e degjenerove sistemin e drejtesise shqiptare . Je politikani ,qe duhet te ulje koken dhe ti kerkosh falje popullit shqiptar ,per demin qe ke shkaktuar . Kjo jo vetem per mos ndeshkimin e gjygjtareve te korruptuar , por dhe per vonesat qe ke shkaktuar per vetingun . Nuk eshte e tepert por je u neveritshem

    Përgjigju
  • Emigranti: 30/06/2018 13:19

    O derdimen çdo gje i atribohet qytetareve te nje shteti,por qytetaret zgjedhin nje qeveri qe te udheheqe proçeset dhe reformat,por ti po shpirt zi dhe shpifes ngele o gjytrym nishani.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë