Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka shprehur shqetësim për situatën në Venezuelë, duke bërë thirrje për frenim të situatës dhe respekt të së drejtës ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetin social X, Costa deklaroi se Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje të situatës në Venezuelë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Venezuelë.

Costa shtoi se BE mbështet përpjekjet e Përfaqësueses së Lartë, Kaja Kallas, në koordinim me shtetet anëtare, për të garantuar sigurinë e qytetarëve evropianë që ndodhen në vend.

 


Lajmi kryesor:

Kapja e Maduros nga SHBA dhe sulmet në Venezuelë/ BE: Të respektohet ligji ndërkombëtar! Rusia dhe Amerika Latine dënojnë ndërhyrjen e Uashingtonit