Krijimi i Universitetit të Mjekësisë, i ka përçarë profesorët. Në vend të bashkëpunimit, ata tashmë janë ndarë në dy kampe, që ‘luftojnë’ njëri-tjetrit. Ata madje thonë se funksionimi i universitetit të Mjekësisë, u nis nga fundi, ndërkohë që duhej që më parë të ishin krijuar strukturat, kurrikulat.
Ata na thonë se edhe Këshilli i Administrimit i këtij universiteti aktualisht është i jashtëligjshëm. “Ky Këshill u krijuan me një VKM të qeverisë Berisha, sipas të cilit, në të bënin pjesë edhe disa zëvendësministra dhe këshilltarë të kryeministrit.
Më konkretisht, rektorja ka caktuar ditën e shtunë si ditën kur do të bëhet mbledhja e radhës, por si mund të jetë i ligjshëm ky këshill, kur ta zëmë, Nezr Haldeda, zëvendësministri i Financave, është larguar nga ky post, po ashtu edhe Mirela Tabaku, Këshilltarja e Berishës për Shëndetësinë. Është njësoj sikur dekani që aktualisht është anëtar i bordit, që merr vendime të rëndësishme, të vazhdojë të marrë vendime edhe pse nuk është më dekan. Kjo është absurde.
Gjërat duhen bërë siç duhet. Dhe Universiteti i Mjekëisë nuk ka pasur një fillim të mbarë”, - na shpjegojnë profesorët e Mjekësisë.
Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com