Negociatat/ Këshilli i BE: Me Shqipërinë të mbahet sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare! SPAK ka arritur rezultatet e para pozitive

Të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur Konferenca e parë Ndërqeveritare për negociatat me Shqipërinë. Ky është konkluzioni i fundit i Këshillit të Bashkimit Europian që miratuan dokumentin për procesin e zgjerimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në raport thuhet se Këshilli mirëpret vendosmërinë e Shqipërisë për të avancuar në axhendën e reformave.

Sipas ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian Shqipëria ka bërë progres në sundimin e ligjit, duke iu referuar implementimit të reformës në drejtësi. 

“Presim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli. Këshilli merr shënim se zgjedhjet parlamentare më 21 Prill ishin përgjithësisht të organizuara mirë dhe kujton se zgjedhjet u mbajtën në bazë të reformës së re zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Këshilli inkurajon gjithashtu implementimin e mëtejshëm të rekomandimeve të ODIHR. Këshilli nënvizon se dialogu politik, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtar dhe në këtë kontekt Këshilli mirëpret rikthimin e opozitës në parlament”, thuhet në raport.

Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht nga zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe nga forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  

"Të sapokrijuarat SPAK dhe GJKKO kanë treguar tashmë të parat rezultate pozitive. Përpjekjet për krijimin e një historie solide duhet të vazhdojnë, duke përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe vendimet përfundimtare, dhe përmes zbatimit të mëtejshëm të planit të veprimit për të adresuar Rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar, siç duhet bashkëpunimi i mirë me  autoritetet përkatëse të shteteve anëtare", vijon raporti.

Sa i përket Kosovës ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të dëshmojë rezultate në luftë kundër korrupsionit dhe po ashtu të zbatojë reforma në përputhje me standardet evropiane. Ata thonë se është e rëndësishme liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ministrat e vënë theksin edhe në marrëveshjen me Serbinë e cila sipas tyre duhet të jetë gjithëpërfshirëse. 

Kujtojmë se qershorin e kaluar ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i probleme të Maqedonisë së Veriut. Bullgaria kërkon nga vendi ynë fqinj lindor që të njohë rrënjëset e saj bullgare.

(Kliko këtu për konkluzionet e Këshilit të BE)

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 14/12/2021 20:47

    Po he shyqyr se ka tete vjet qe hapet b... Rama. Jepini dritaren ti bjere gjoksit per integrimin madheshtor! Kuptohet' emrin e Sali antiamerikanit fshiheni meqe nisi procesin dhe nuk e bitisi dot per shkak te kriterit politik. Oh cfare paradoksesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Lejuan Gëzim Çelën të ndërtojë pa leje, drejtori i IMT njihet sot me masën arrest në burg! Inspektorët kërkojnë kthimin në detyrë

Lejuan Gëzim Çelën të ndërtojë pa leje, drejtori i IMT njihet sot me masën arrest në burg! Inspektorët kërkojnë kthimin në detyrë