Këshilli i Bashkimit Evropian: Të hiqen kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, duke nisur nga sot! Soreca: Lajm i mirë në fillim të sezonit turistik

Këshilli i Bashkimit Evropian u kërkon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë dhe për 19 vende të tjera, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike .

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta vijuese:

Shqiperia

Australi

Izraelit

Japonia

Liban

Zelanda e Re

Republika e Maqedonisë së Veriut

Ruanda

Serbia

Singapori

Korea e jugut

Tajlandë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit

Kufizimet e udhëtimit duhet gjithashtu të hiqen gradualisht për rajonet e veçanta administrative si  Hong Kongu dhe Makao. Kushti i reciprocitetit për këto rajone të veçanta administrative është hequr.Edhe për Tajvanin është paraqitur e njëjta politikë.

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit u azhurnuan më 20 maj 2021 dhe ato kanë të bëjnë me situatën epidemiologjike dhe luftën kundër e COVID-19, besueshmërinë e burimeve të informacionit dhe të dhënave në dispozicion.

Personat që udhëtojnë nga Shqipëria apo çdo vend për të cilin është rekomanduar heqja e kufizimeve duhet që tëb jetë i vaksinuar me një vaksinat e njohura nga EMA, duhet të ketë një test negativ të COVID-19 apo të ketë një test anti-gjen. 

Më 30 qershor 2020 Këshilli miratoi një rekomandim për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme për udhëtimet jo-thelbësore në BE. Ky rekomandim përfshinte një listë fillestare të vendeve për të cilat vendet anëtare duhet të fillonin heqjen e kufizimeve..

Rekomandimi i Këshillit nuk është një instrument ligjërisht i detyrueshëm. Autoritetet e vendeve anëtare mbeten përgjegjëse për zbatimin e rekomandimit. Ato në transparencë të plotë mund të heqin vetëm kufizime progresive të udhëtimit drejt vendeve të listuara.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Rekomandimi për heqjen e kufizimeve të udhëtimit drejt BE, Soreca: Lajm i mrekullueshëm për qytetarët shqiptarë në fillim të sezonit turistik

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Sorecca e ka cilësuar si lajm të mrekullueshëm për qytetarët shqiptarë në fillim të sezonit turistik rekomandimin e KE për heqjen e kufizimeve të përkohshme të udhëtimit  për banorët e Shqipërisë.

‘Lajm i mrekullueshëm për qytetarët shqiptarë në fillim të sezonit turistik! Këshilli Europian ka rekomanduar sot zyrtarisht heqjen e kufizimeve të përkohshme të udhëtimit për banorët e Shqipërisë.’- tha Soreca.

Ora 11:40
Shqipëria në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën shengen! Xhaçka: Zhvillim që njeh arritjet e vendit në luftën kundër COVID-19

Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe Shqipëria. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka shprehet se shqiptarët mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE njësoj si ata që jetojnë brenda BE. Kjo tha Xhaçka është një zhvillim që njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID.

"Këshilli i Bashkimit Europian ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian sipas të njëjtit regjim me qytetarët e BE. Një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi", shkruan Xhaçka

Rekomandimi i Këshillit të BE, vjen si rezultat i përmbushjes së kritereve strikte të kontrollit të pandemisë në vend  dhe masave të marra nga qeveria shqiptare për adresimin efektiv të kësaj sfide të përbashkët. MEPJ rithekson rëndësinë e respektimit të masave nga qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kujdesi duhet të vazhdojë të jetë maksimal edhe gjatë lëvizjes në vendet e BE, të cilat mund të kenë protokolle specifike edhe pas rekomandimit të fundit.

Ora 10:33
Gjermania heq kufizimet për shqiptarët

Ministria e Brendshme Gjermane ka bërë të ditur se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të vendit edhe për arsye turistike duke filluar nga data 20 Qershor.

Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për një sërë vendesh të treat, situate epidiomologjike e të cilëve është përmirësuar ndjeshëm javët e fundit.

Duke filluar nga e shtuna, më 20 qershor , qytetarët shqiptarë mund të lëvizin pa pasur nevojën e të dëshmuarit të shkakut të udhëtimit. Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin  e Këshillit të Bashkimit Evropian. Qytetarët do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar me një vaksinat e njohura nga EMA, që kanë kaluar më parë COVID-19 ose janë aktualisht negative.

Ambasada Gjermane ka konfirmuar gjithashtu se udhëtimi i shqiptarëve mund të nis nga 20 qershori dhe duhet të ketë një test negativ apo dokument vaksinimi.

"Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani. Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e diel, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin", shkruan ambasada Gjermane.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë