Këshilli i BE-së merr vendimin, u heq vizat serbëve të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Këshilli i BE-së merr vendimin, u heq vizat serbëve të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot të heq vizat për qytetarët serb të Kosovës, të cilët kanë pasaporta të Serbisë.

Ky vendim u mor në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, ndërsa me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

“Këshilli miratoi një rregullore që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t'i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke hequr përjashtimin e aplikuar më parë për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar në përfundim të takimit.

Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar ka propozuar heqjen e vizave për shtetasin kosovar që posedojnë vetëm dokumente të lëshuara nga organet serbe.

Ky propozim u bë në dritë të heqjes së regjimit të vizave për shtetatit e Kosovës, me çfarë bartësit e pasaportave serbe në Kosovë mbetën të vetmit qytetar në rajonin e Ballkanit Perëndimor pa liri të lëvizjes në zonën Shengen.

Ky propozim kishte hasur në kritika të qeverisë së Kosovës, e cila ka konsideruar se me këtë, BE-ja po ndikon negativisht në procesin e integrimit të serbëve të Kosovë.

  

 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ilir Beqaj në burg për dosjen SASPAC, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S' ka rrezik të ikë jashtë

Ilir Beqaj në burg për dosjen SASPAC, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S' ka rrezik të ikë jashtë