Këshilli i Europës zhduk nga faqja zyrtare njoftimin që gëzoi Partinë Demokratike

Këshilli i Europës zhduk nga faqja zyrtare njoftimin që gëzoi Partinë Demokratike

Kongresi i Këshillit të Europës do te jetë i pranishëm me vëzhgues në monitorimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri. Ndryshe nga çfare ka deklaruar PD dhe kryetari i saj, Basha, Kongresi i Këshillit të Europës ka hequr nga faqja zyrtare në internet deklaratën lidhur me vezhgimin e zgjedhjeve, duke konfirmuar tërheqjen nga qëndrimi i mëparshëm dhe sjelljen e vezhguesve te saj ne Shqiperi.

Aktualisht në faqe nuk ekziston asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje, çka lë të kuptohet se ky autoritet ka qenë i keqinformuar nga përfaqësuesit e opozitës lidhur me zgjedhjet e së dielës.

Më parë, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se kishte qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ajo që kishte keqinformuar qëllimisht përfaqësuesit e këtij autoriteti në mënyrë që përfaqësuesit e tij të mos vinin në Shqipëri.

Por ai bëri të ditur se situata është sqaruar dhe Kongresi i Këshillit të Europës ka konfirmuar se vëzhguesit e tij do vijnë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot