Report Tv zbardh listën e 17 avokatëve në garë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku mes tyre 7 rezultojnë fitues dhe 10 të s’kualifikuar.

Ky hap i parë i kontrollit të avokatëve në garë për KLP është bërë nga sekretariati i përgjithshëm i Parlamentit që tashmë ja ka përcjellë ndërkombëtarëve e përkatësisht ONM-s listën.

Sipas shkresës parlamenti bënë me dije se “ka kryer përfundimin e procesit të verifikimit dhe vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve, drejtuar Kryetares së Bordit Drejtues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, znj. Genoveva Ruiz Calavera”.

Avokatët fitues janë: Floreta Gjini, Gëzim Allaraj, Kozma Jano, Petrit Gaçi, Nurihan Seiti Meta, Tartar Bazaj, Veronika Vangjeli.



Ndërsa avokatët e skualifikuar janë: Aleksandër Raspoti, Arben Spaho, Betula Toto, Ilir Nikolla, Ismail Uka, , Simon Vorfi, Suela Sulkja, Valentina Teodoresku, Vjollca Pustina.

Nga 17 skualifikohen 10, mes tyre spiun e mos pagues taksash
Por përse janë shkualifikuar këta 10 avokat? Sipas vlerësimit të sekretarit të parlamentit ka mes tyre ish bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, ka avokat të cilët s’kanë paguar detyrim et fiskale në shtet, nga ata që nuk justifikojnë pasurinë dhe avokat të cilët nuk plotësojnë kriterin e 15 viteve eksperiencë në fushën e jurispundencës.