Këshilli i Mandateve mblidhet më 4 shtator për mocionin e PD për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Këshilli i Mandateve mblidhet më 4 shtator për mocionin e PD për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Vullnet Sinaj

Tirane- Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 4 shtator për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, pasi sipas opozitës ai ka përfituar para nga buxheti i shtetit përmes bizneseve të tij.

Vendimi u mor nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike

PD e akuzon deputetin socialist ka përfituar tendera nga buxheti i shtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

 Në vijim të mocionit të dorëzuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 04.09.2024, ora 11:00,  me këtë rend dite: “Shqyrtimi i mocionit të 1/10  të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.” thuhet në urdhrin e kryetares së Kuvendit të bërë publik nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Këshilli i Legjislacionit është organizmi parlamentar që shqyrton nëse mocioni përmbush kriteret ligjore për t'u dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe harton një raport që ia dërgon seancës plenare.

Deputetët e opozitës akuzojnë deputetin socialist të Vlorës Vullnet Sinaj ka përfituar nëpërmjet 9 (nëntë) kompanive të tij të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 (tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 70, pika 3, të Kushtetutës së Shqipërisë.

Më 27 gusht deputetët demokratë i kanë bashkangjitur mocionit të tyre dokumente shtesë të disa pagesave të bëra nga drejtoria e Përgjithshme e Thesarit kundrejt disa kompanive të cilat sipas ekstrakteve në regjistrin e  Qendrës Kombëtare të Biznesit, që sipas PD-së janë në pronësi të deputetit socialist. Pagesat duket se janë bërë për furnizime me ushqime për ente të ndryshme publike.

 

Vetë Sinaj ka hedhur poshtë çdo pretendim, e përmes një postimi në rrjetet sociale, disa ditë më parë, deklaroi se ai që prej 2017-s ka hequr dorë nga administrimi i bizneseve të tij gjatë kohës që ushtron mandatin e deputetit.

“Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet. Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit”, shkruan deputeti i Vlorës në reagimin e tij.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Mocioni i PD-se per Vullnet Sinajn

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban