TIRANË - Gjatë mbledhjes së sotme Këshillit i Ministrave ka vendosur shtimin e buxhetit të vitit 2014 për Presidencën.  3 milionë lekë është fondi që do të shtohet në buxhetin e presidencës.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave ky fond do të përballohet nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2014. Vendimi i shtimit të buxhetit për Presidencën argumentohet se është për shpenzime korrente
 
 
VENDIM  PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR PRESIDENCËN
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
1. Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t’i shtohet fondi prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh, për shpenzime korrente.
 
2. Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2014.
 
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Presidenca për zbatimin e këtij vendimi.
         Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
 
EDI RAMA