TIRANE - Komisioni parlamentar i Medias vijon sot procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.
Në garë janë 57-të kandidatë, të cilët plotësojnë kushtet dhe qe do të kalojnë në filtrin e komisionit derisa të shkohet tek zgjedhja e 10-të anëtarëve të Këshillit. Kandidaturat do të përzgjidhen një e nga një, përgjatë seancave që komisioni do t'i zhvillojë me dyer të mbyllura. Në respekt të ligjit, komisioni do të mbajë parasysh ruajtjen e balancës, ku në përfundim të këtij procesi pesë kandidatë do të rezultojnë të mbështetur nga mazhoranca dhe pesë të mbështetur nga opozita.
Edhe dje, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza i bëri sërish thirrje deputetëve të opozitës që të vijnë në komision dhe të bëhen pjesë e procedurave për zgjedhjen e bordit drejtues të RTSH-së. /ATSH/