TIRANË- Këshilli i Sigurimit të OKB-së  ka vendosur  që më 13 nëntor të mbajë një seancë për situatën aktuale në Kosovë, bën me dije agjencia  "Presheva jonë".
Sipas zyrtarëve  të OKB-së, "Kosova do të përfaqësohet nga shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, i shoqëruar me qeveritarë te Kosovës dhe qeveritare serbe nga Beogradi".
Sipas agjencisë "Presheva jonë", "Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,  Ban Ki Moon, ndër të tjera ka shkruar se në Kosovë ende ka sfida në zbatimin e plotë të marrëveshjes së 19 prillit të vitit të kaluar të firmosur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti në krjimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë"./ATSH/