Këshilli i Sigurimit të OKB-së përshihet në debat për Kosovën, kriza politike ka larguar vëmendjen nga masat parandaluese për COVID-19

Këshilli i Sigurimit të OKB-së përshihet në debat për Kosovën, kriza politike ka larguar vëmendjen nga masat parandaluese për COVID-19

Kriza politike dhe situata në Kosovë përshkoi debatin virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, tha se ndarjet politike në Kosovë e kanë shpërqendruar vëmendjen e shumë udhëheqësve të saj nga kriza shëndetësore,

Këto ndarje kanë zvogëluar besimin e publikut në udhëheqjen politike gjatë një kohe të një ankthi dhe pasigurie të rritur të popullsisë", tha ai.

Ai vlerësoi dhe komunikimin dhe bashkërendimin e përmirësuar midis autoriteteve shëndetësore në Prishtinë dhe në Beograd në kohën e pandemisë, duke përmendur me këtë rast edhe njëmijë teste për koronavirusin, që Serbia i dhuroi Kosovës. Këtë dhuratë e përmendi edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke theksuar se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë të dëshmojë solidaritet në kohën e pandemisë, ndërsa kritikoi, siç tha, politizimin e kësaj mbështetjeje nga politikanët në Prishtinë.

Ministri serb tha se Serbia edhe gjatë periudhës para takimit të Këshillit të Sigurimit ishte e përkushtuar për një marrëveshje me Kosovën. Ai tha se kishte shpresë që pas zgjedhjeve të tetorit në Kosovë dhe formimit të qeverisë në shkurt të këtij, viti do të ishte një periudhë e një faqeje të re kundrejt bisedimeve

Por, pamë pikëpamje shumë më të skajshme dhe mosgatishmëri për bisedime në vendimet e Qeverisë së Albin Kurtit”, tha ai.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia nuk po e kupton një fakt të thjeshtë:

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik, 2010, e ka vulosur legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, që është e pakthyeshme”, tha ai, duke cituar opinionin e gjykatës se “shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.

Konjufca tha se sa më parë që Serbia e kupton këtë, do të jetë më e dobishme për Serbinë, për Kosovën dhe rajonin. Ai tha se kërkesën në Gjykatë e kishte dorëzuar Serbia dhe “është qasje hipokrite të pyesësh Gjykatën dhe të mos e respektosh përgjigjen e saj”. Konjufca u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më parë, sepse kësisoj, tha ai, do të respektonin jo vetëm vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, por edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 25/04/2020 08:45

    Prakktikisht Qeveria ne Detyre, publikisht vetem flet per Virusin korona,se gjithe kohen dhe veprimet e bene me largimin e kuadrove te kalu ara,"shkapjen" e shtetit dhe kapjen e shtetit e zevendson me milit ant partiak te vete.keshtu polli edhe Shkelzeni,qoft I vetemi,por kam bindje se Shkelzena e Vetona jane gjysma e shqiptarve te Kosoves.Nuk jemi ne rastesisht te fundit qe ende nuk kemi shtet e pushtet te mirefillet as kendej e as ndej Drini.vet jemi armiku I vetevetes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës