Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen për ndërtimin e Unazës së Re

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen për ndërtimin e Unazës së Re

Projekti i Unazës së Re në Tiranë

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen zhvillimore për Bashkinë e Tiranës për projektin e Unazës së Re, segmenti Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, me subjekt zhvillues që është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në mbledhjen e KKT të datës 20 nëntor janë miratuar: Leje Zhvillimi për objektin: “Rehabilitimi i segmentit rrugor ‘Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta rreth-rrotullimi Shqiponja’, Bashkia e Tiranës”, me subjekt zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar; Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Mbikalim këmbësorësh në aksin Kukës-Morinë”, me subjekt zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Mbikalim këmbësorësh në aksin Thumanë -Milot”, me subjekt zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Prej dy javësh banorët e Unazës së Re që preken nga projekti dhe nuk kanë të legalizuara banesat vijojnë protestat duke kërkuar dëmshpërblim të plotë. Por ARRSH ka deklaruar se dëmshpërblim do të marrin vetëm ata që kanë banesat me leje, ndërsa të tjerët qira 3 vite dhe përparësi në bonuset e strehimit.

Sot kryeministri Edi Rama deklaroi se “Nuk mund të dëmshpërblehen zaptuesit” ndërsa u bëri thirrje banorëve të mos bllokojnë rrugën e të bëhen turp për pengimin e zhvillimit (Lexo këtu). Ndërsa ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri sqaron se nuk do të nisin prishjet e banesave pa dalë VKM për shpronësimet (Lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie