TIRANE - PS dhe PD kanë bashkuar sërish votat në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit për të dhënë autorizimin e kërkuar nga ana e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frrokut pasi dyshohet se është i përfshirë në një vrasje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999, për të cilën rezulton i dënuar në vitin 2010.
Për rreth 1 orë e 30 minuta anëtarët e Këshillit, në një seancë të hapur për mediat, dëgjuan palën mbrojtëse të deputetit Frroku dhe përfaqësuesit e Prokurorisë lidhur me kërkesën e organit të akuzës, që kërkon lejen e parlamentit për arrestimin e tij.
Avokatët e Mark Frrokut kërkuan rrëzimin e Kërkesës e Prokurorisë, pasi sipas tyre ajo nuk shoqërohet me prova, por edhe se është shkelur procedura duke u anashkaluar tërësisht Ministria e Drejtësisë. Ndërkohë që Prokuroria është treguar e rezervuar duke deklaruar se ruan sekretin hetimor.
Vetë deputeti Mark Frroku gjatë fjalës së tij deklaroi se nuk ka qenë në Belgjikë, kur ka ndodhur vrasja dhe kjo sipas tij është e verifikueshme.
Mbledhja ka nisur me debate lidhur me kërkesën e PD që Këshillit të mos drejtohej nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, pasi sipas tyre ka konflikt interesi. Sipas Halimit, Frroku është një nga personat kyç të përfshirë në çështjen “Doshi” ku Meta është i akuzuar kryesor për atentatin që sipas Doshit do kryhej ndaj tij dhe Mhill Fufit.
Pjesë e debateve ka qenë edhe data kur është sjellë dokumenti i zyrtar i autoriteteve belge, ku deputetët e PD u shprehën se janë fshehur qëllimisht dy kërkesat e para.
Ora 14:28 Halimi: Në relacion të evidentohet fshehja e kërkesave të Interpol
“Ajo që u vendos ishte dhënia e autorizimit për të çuar kërkesën e Prokurorisë në Kuvend. Opozita ngelet e vendosur për të mbështetur Prokurorinë. Do shikojmë raportin e administratës më pas do të themi qëndrimin tonë në Kuvend. Duhet të dalë në dritë të dielli në relacion edhe fakti që qeveria ka fshehur kërkesat e Interpolit.”- tha Eduard Halimi.
Ora 14:15 Keshilli aprovon arrestimin e Frrokut
Ora 13:40 Tërhiqet për vendim Këshilli i Imunitetit
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit pasi ka dëgjuar kërkesën e Prokurorisë dhe qëndrimin e Mark Frrokut e avokatëve të tij janë tërhequr për vendim.
Avokatët e Mark Frrokut kërkuan rrëzimin e Kërkesës e Prokurorisë, pasi sipas tyre ajo nuk shoqërohet me prova, ndërkohë që Prokuroria është treguar e rezervuar duke deklaruar se ruan sekretin hetimor.
Ora 13:30 Xhafaj: A ka presion politik mbi Prokurorinë? / Halimi: Ne ju mbështesim
“Nuk jemi këtu për të bërë analizë të provave. Ajo që ne duhet të vlerësojmë ne është nëse kjo kërkesë është e motivuar apo jo politikisht, a është pengesë apo jo. Nuk ka më imunitetet ndaj veprës penale”- tha Fatmir Xhafaj ndërsa pyeti Prokurorinë nëse është apo jo nën presion politik.
Prokuroria e ka cilësuar si të pavend pyetjen e Fatmir Xhafajt, duke shtuar se kërkesa është e natyras procuderiale ligjore.
Ndërsa deputeti Halimi, ndërsa ka shprehur mbështetjen e Prokurorisë, u shpreh se pyetjet e PD që nëse Prokuroria ka pasur informacion apo jo për kërkesa të kaluara nga autoritetet belge, shërbejnë për të zmbrapsur presionin politik.
“E dimë që kjo është një kohë e vështirë për Prokurorinë. PD mbështetje pa rezerva për Prokurorinë. E dimë që ka presione të politikës për ët mbuluar një krim tjetër. Shqipëria i ka sytë nga Prokuroria. Fshehja për muaj të tërë një datë për kërkesën e Prokurorisë, tregon presionin e politikës mbi Prokurorinë. Të gjitha pyetjet për një datë të mëparshme kanë si qëllim që ne të zmbrapsim presionin e qeverisë.”- tha Halimi.
Meta: Prokuroria të ka dhënë një përgjigje profesionale.
Ristani: Tashmë është publike që Interpoli ka sjellë kërkesë më 8 dhe 23 janar dhe vetëm në fund të marsit ka ardhur kërkesa që ju ka sjellë juve këtu.
Ora 13:18 Avokati Genc Gjokutaj: Nuk ka një procedim për të vënë në lëvizje Prokurorinë
“Ka vetëm një informacion të Interpol Tiranës dhe fillon procesit., Puna është referenca që shkruhen në ligj. Nuk ka një procedim për të vënë në lëvizje Prokurorinë. Në rastin e kaluar 90% e tyre që ishin në media nuk ekzistonin. Po krijohet një procedim i rrezikshëm, po i thuhet Prokurorisë ti je shteti.”- tha
Ora 13:15 Avokati Vishaj: Frroku ka qëndruar 60 ditë në burg në Belgjikë
“Hera e parë që jemi vënë në dijeni ka qenë vitin 2004. Kur vetë Mark Frroku është paraqitur te autoritetet belge. Frroku ka qëndruar 60 ditë në burg në Belgjikë. Autoritetet Belge revokuan vetë masën e arrestit në 2004. Zakonet kanunore janë bërë nga familjarët, të cilët janë betuar që s’kanë lidhje, nuk kërkuan falje.”- tha avokati Vishaj.
Ora 13:00 Avokati i Frrokut: Procesi po zgjat 16 vjet se s’ka asnjë prove
Xhafaj: Kam tre pyetje për deputetin Mark Frroku dhe avokatët. Ka 16 vjet kjo ngjarje, ju keni pasur dijeni dhe keni tentuar ta sqaroni këtë çështje? A jeni vënë ju në dijeni në lidhje me kërkesën e organeve belge lidhur me implikimin tuaj në këtë ngjarje? Në këto 16 vjet jeni thirrur ju në ndonjë rast në Shqipëri për tu pyetur për këtë çështje?
Gjokutaj: Eshtë mungesa e provave që kjo procedurë po zgjat. Në këto 16 vjet ne nuk jemi vënë në dijeni, pasi procesi ka vazhduar normalisht. Dijeni e parë, kontakti i parë ligjor është ky komision e kjo kërkesë. Në gjithë këtë histori ende nuk dihet se çfarë kërkohet e asaj që ka ndodhur. Sipas prokurorisë ka urdhër arresti ndërkombëtar. Urdhri i arrestit është masë sigurimi, prokuroria ka ardhur të kërkojë masën e sigurimit apo ka ardhur të kërkojë hetime. Deputetët ose do votojnë mbi bazën e informacioneve të mediave ose mbi bazën e fakteve. Më duket shumë formale që prokuroria thonë unë kam kërkesën ju pranojeni.
Ora 12:55 Islami debat me Prokurorinë për datën e dokumentit belg
Islami: Ky Këshill nuk merr vendime vetëm e përcjell ne seancën plenare. Ky këshill ka një qasje të PD, për kufizimin e mandatit, e vendos çdo zyrtar të lartë si një qytetar të thjeshtë përpara drejtësisë. Ky është qëndrimi i PD. Ka dhe një qasje tjetër që i qëndron kufizimit të mandatit, që kërkon një bindje të parlamentit, e do kërkojë gjithçka për tu bindur. Këta duhet ta kenë të qartë dhe prokuroria dhe avokatët. Ne mendojmë se ky proces është i kompromentuar.
Xhafa: Bëni pyetjet….
Islami: Procesi që vjen sot është i lidhur me të parin. Kjo prokurori që është e aftë, është apo jo në presion politik. Kjo nuk është gjë e rrallë për Shqipërinë. Ne nuk kemi lidhje direkte me këtë proces, po duam transparencë. Ka ardhur një kërkesë nga Belgjika, ka pasur kërkesa të mëparshme? Dhe nëse po kur?
Prokuroria: Jo nuk ka pasur.
Islami: Ju e keni marrë në datë 27 nga Interpol Tirana dhe në 28 nga Ministria e Drejtësisë. Ka mjaftuar kaq pak kohë për të studiuar dosjen?
Prokuroria: Materiali që vjen nga Interpoli është urdhër i kërkimit ndërkombëtar, nuk është material jo shumë voluminoz.
Islami: Ka një datë kur është lëshuar ky urdhër?
Prokuroria: Dhe data është sekrete, është pjesë e urdhrit.
Islami: Është para kësaj datës 27?
Prokurorja: Nuk përgjigjem dot.
Islami: Shkresa përcjellëse mund t’iu vihet në dispozicion deputetëve.
Prokuroria: As kjo nuk mund të vihet në dispozicion.
Islami: Është e vërtetë që është bërë kjo mbledhja e baballarëve?
Prokuroria: Nuk mund të jap vlerësime personale.
Islami: Në këto kushte thoni ju, Prokuroria e Përgjithshme ka provuar se ka konsumuar vepër penale?
Prokuroria: Në rastin konkret të gjithë këto kanë ndodhur në datën 27 dhe 28.
Islami: Ka një proces gjyqësor që lidhet me një vrasje të ’99. Gjykimi i parë është bërë në 2010, është ankimuar, prokuroria do vazhdojë hetimet për këtë ngjarje? Apo do vazhdojë procesi i nisur në Belgjikë?
Prokuroria: Në momentin që prokuroria merr një arrest ndërkombëtar, dhe s’kemi marrëveshje ekstradimi, do hetojmë edhe ne. Nuk është vetëm ai.
Tahiri: Akuza është e rëndë për një deputet. Përse ju në bazë të Kushtetutës, ka ardhur nga ju dhe jo nga Gjykata?
Prokuroria: Kërkesa jonë është bërë sipas nenit 73 të Kushtetues, kërkesa i bëhet Kuvendit për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave.
Ora 12:50 Ristani: Prokuroria të na njohë me urdhër arrestin ndërkombëtar. Avokati: Frroku ka lëvizur deri më 22 shkurt në zonën Shengen
Prokuroria: Materiali i ardhur është urdhër arresti ndërkombëtar për deputetin Frroku. Informacioni në urdhër arrestin është konfidencial dhe nuk mund ta bëj publik.
Ristani: Si na e provoni që ju ka ardhur shkresa për arrestin ndërkombëtar? Shkresat cfarë përbajmën, çfarë lidhje kanë me deputetin Frroku?
Prokuroria: Ne i kemi cituar të gjitha materialet në relacion, urdhër kërkimi ndërkombëtar për deputetin Frroku.
Ristani: A ka mundësi të shohim se ajo që thoni ju këtu është e njëjta me ato që ju kanë ardhur në shkresë?
Prokuroria: kërkesat tona dhe materialet shoqëruese janë përmendur në relacion, unë nuk mund ti vë në dispozicionin tuaj, por në dispozicion të Prokurorisë. Dokumentet që ne kemi janë të institucioneve ndërkombëtare. Nuk besoj që vërtetësia e tyre të vihet në dyshim nga askush prej nesh
Ristani: Për mua jeni dy palë që vini këtu, ju kërkoni arrestim për të. Dua të shikoj nëse ju jeni korrekt në kërkesën tuaj apo jo, se s’kam si ju besoj apriori.
Meta: Nuk ishin i kënaqur nga përgjigjja që morët nga prokuroria, nëse e gjykoni më pas të nevojshme për dokumente shtesë që ju mendoni se nuk dëmton procesin këtë gjë mund ta bëni më pas. Mendoj të vazhdojmë edhe me çështjet e tjera.
Ristani: Këtu ne s’kemi asnjë lloj dokumenti. Dua të shikoj dokumentin e Interpolit.
Meta: Ata janë institucion i pavarur. Nuk mund të detyroj prokurorinë të japë përgjigjet që duam ne, ne do të gjykojmë. Para se të marrim vendim do të gjykojmë për të gjitha aktet e marra dhe shkresat që do na vihen në dispozicion. S’mund të ndalojmë mbledhjen tek kjo çështje, të bllokuar vetëm në një pikë.
Ristani: Unë e di që doni ta prishni këtë mbledhje dhe ndaj të kërkuam dorëheqjen se ke konflikt interesi dhe do të mundohesh t’i mbrosh.
Prokuroria: Kërkesa e Prokurorisë shoqërohet vetëm me relacion, asnjë dokument tjetër.
Ristani-perfaqesues se prokurorise se Pergjithshme: Unë e kuptoj që nën presionin e Metës ju këtë qëndrim do të mbani Thuhet se kërkesat nga Belgjika kanë ardhur që në janar. Jeni në dijeni të këtij fakti
Prokuroria: Informacioni është konfidencial.
Vishaj: Nëse ka pasur urdhër arresti, deri më 22 shkurt 2015 kemi lëvizur lirisht në zonën Shengen, që do të thotë që s’ka urdhër arresti ndërkombëtar. Edhe ne kërkojmë të njihemi me këtë urdhër,që të realizojmë mbrojtjen ligjore se nuk kemi ardhur formalisht këtu.

Ora 12:37 Avokati Gjokutaj:Është një praktikë jo ligjore, Prokuroria të na njohë me fakte
Sipas dy avokatëve të Frrokut, që Këshilli i Imuniteteve të japë një vendim, duhet që minimalisht Prokuroria të paraqesë provat. Më tej avokati Gjokutaj shprehet se prokuroria nuk ka tagrin për të kërkuar arrestimin, pasi vlen vetëm për veprat në flagrancë, ndërkohë që çështja në fjalë është e para disa viteve.
“Procedimi herën e kaluar në lidhjen me Frrokun për një çështje tjetër ka hapur një praktikë jo të rregullt ligjore. Nisur nga dispozita që rregullojnë veprimtarinë e këtij Këshilli. Prokuroria duhet të na njohë me fakte, herën e kaluar që Prokuroria kërkoi leja nga ju, pasi u shpreh se është sekret hetimor. Është një proces gjyqësor që është në vijimësi. Si mund të procedohet në këtë moment. Gjykimi juaj duhet të jetë formal. Por të japësh një autorizim, duhet që minimalisht të kesh fakte. Prokuroria mund të vijë sërish nesër me një akuzë tjetër. Përse kërkohet ky autorizim? Kështu siç po veprohet, do vijë momenti që t’i lihet në dorë Prokurorisë të procedojë deputetët. Nëse ky komision ka të drejtën për të dhënë autorizimin, ka edhe të drejtën të kërkojë edhe dokumente shoqëruese të kërkesës. Ju ftoj që t’i kërkoni organit të Prokurorisë se ku e mbështet këtë akuzë.”- tha Avokati i Mark Frrokut, Gjokutaj.
Ora 12:32 Avokati Visha: Është anashkaluar me dashje Ministria e Drejtësisë
Avokatët e deputetit, Mark Frroku kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e klientit të tyre. Sipas Avokatit Visha janë anashkaluar procedurat penale dhe se po krijohet një praktikë jo e rregullt ligjore.
“Kërkesës nuk i janë bashkangjitur asnjë dokument shoqërues apo prova. Nuk mund të rrimë indiferent dhe të regjistrojmë një procedim penal thjesht nga një opinion. Nuk mundemi që në kuadër të dekriminalizimit të aprovohet çdo kërkesë. Kemi një ligj. Jemi penalistë dhe asnjë çështje penale që është gjykuar dhe gjykohet në Belgjikë nuk mund të vijë apori, duhet të kalojë përmes Ministrisë së Drejtësisë. Kemi një anashkalim procedural. Ministria e Drejtësisë është anashkaluar me dashje. Ajo që na shqetëson. Është që Prokuroria nuk ka të drejtë të arrestojë. Arrestimi parashtrohet vetëm në flagrancë. Flasim për një ngjarje të para disa viteve. Përsa i përket heqjes së lirisë, këtu mungon rreziku i ikjes, ka një vendim Gjykate për arrest shtëpie për Mark Frrokun, në këto kushte nuk kemi mundësi ikje. Një kërkese ë tillë është e papërshtatshme.
Më datë 6 mars 2009 në Burrel, Gjykata Shqiptare pushoi çështjen ndaj një personi të kërkuar në Gjermani për trafik droge pasi mungonte ankimimi për transferimin e procedimit. të gjithë qytetarët janë të barabartë, për aq kohë sa Prokuroria ka mbajtur një qëndrim në të kaluarën duhet ta zbatojë edhe në këtë rast. Anashkalimi i Ministrisë së Drejtësisë i rrëzon të gjitha këto kërkesa."- tha Avokati i Frokut, Visha.
Ora 12: 25 Vrasja ne Belgjike, Frroku: Kam qene ne Shqiperi
Frroku: Dua të theksoj që vullnetin tim për të qenë para organeve të drejtësisë e kam treguar të enjten duke pritur për 4 orë policinë te lokali im, kështu që nuk e kam ndërmend t’i fshihem drejtësisë. Dua të them që nuk kam vrarë asnjë njeri, dhe nuk kam bashkëpunuar me askënd për vrasjen e askujt. Autoritetet belge të më provojnë vetëm një fakt të vogël që unë në atë kohë kam qenë në Belgjikë dhe unë jam gati të pranoj vrasjen. Unë kam qenë në vendin tim në atë kohë. Sa i përket dëshmitarit kyç unë nuk kam lidhje me atë çështje. Do të bëjmë publike se çfarë provash ka në shkresën e Prokurorisë, me mua s’ka lidhje ajo çështje.
Çështja e sotme më përket mua dhe për këtë do të jap përgjigje para jush. Është e vërtetë se familjarët tanë kanë pasur një takim shumë i vonshëm, jo më shumë se një vit e ca, se babai im është 85 vjeç dhe ecën me të drejtën zakonore, unë do të eci me të drejtën e ligjit. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo gjë që mund të pyesni. Sa i takon Interpolit unë jam kthyer në 22 Shkurt nga Amerika e Veriut, kam udhëtuar nëpërmjet vendeve Shengen dhe nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë as këtu as në vendet shenjen.
/Shqiptarja.com

VIDEO