Operacionit janë përqendruar të shpëtimi i personave që kanë humbur kontaktin dhe drejtimi i dytë është evakuimi i qytetarëve që banojnë afër brigjeve të këtyre lumenjve ku rreziku i përmbytjeve është serioz. Edhe kjo natë do të përqendrohet te evakuimi.
U bëj thirrje qytetarëve që duhet të largohen nëse rrezikohen, por dëgjoni kërkesat për evakuim. Nuk ka kuptim rezistenca, ka pasur raste edhe kur është ndërhyrë me forcë. Fati ka qenë me ne, pasi asnjë person nuk ka humbur jetën.
Në Jug nuk presim përmirësim, pasi prurjet do të vijnë duke u shtuar. Situata në Vlorë mbetet problematike në Mifol dhe Selenicë, por edhe në Sarandë dhe në Delvinë ka pasur probleme” deklaroi ai.
Sandër Lleshi tha se ka gatishmëri për ndihmë edhe nga vendet fqinje, por aktualisht po përballohet momenti i shpëtimit të njerëzve, ndërsa kur të bëhen llogaritë e dëmeve mund të ketë ndihmë për të lehtësuar faturën.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO











