TIRANE - Pas zgjedhjeve të 21 qershorit ajo u bë një nga emrat më të përfolur për shkak se solli ndryshimin. Bëhet fjalë për këshilltaren e re të bashkisë së madhe të Tiranës Albina Nanaj e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit public dhe të medias pasi është e para grua me shami që përfshihet në politikë. E qeshur dhe me një vështrim plot jetë, Albina rrëfen në një intervistë për A1Report projektet që ajo ka në detyrën e re që pritet të marrë së shpejti si pjesë e këshillit bashkiak të Tiranës. Albina shprehet që në krye të herës se ndihet me fat që i është dhënë mundësia të kontribuojë për komunmitetin.
 
Qenia në qendër të vëmëndjes e të medias për Albinën ka qenë një e papritur ndoshta dhe për vetë faktin se ajo nuk e kishte menduar që zgjedhja në këshill do ti jepte kaq popullaritet.
 
Lidhur me përfshirjen në strukturat e PDIU ajo thotë se është zgjedhur pasi gjatë të gjithë kohës ka qenë një aktiviste e shoqërisë.
 
Albina vjen si pjesë e këshillit bashkiak me ide të qarta për të punuar fort e për të sjellë ndryshime të dukshme.
 
Një detaj interesant i zgjedhjes së Albina Nanajt në këshillin bashkiak është edhe fakti se ajo është zgjedhur pikërisht në muajin e Ramazanit, një periudhë tejet e rëndësishme për çdo besimtar musliman dhe po ashtu një shenjë e mirë për punën në vijim të Albinës.
 
Sipas saj numri i grave muslimane që duhet të jenë pjesë e politikës duhet të jetë më i lartë pasi të gjitha gratë muslimane janë intelektuale por që ende potencialet e tyre nuk janë vënë në pah.
 
Por jashtë politikës Albina ka një jetë tepër aktive si përkthuese e si aktiviste e shoqërisë civile.
 
Albina padyshim që do të mbahet mend në historinë e politikës shqiptare pasi është e para grua që i hyn politikës duke treguar haptazi edhe besimin e saj fetar por duket se kjo nuk do ta pengojë aspak në rrugën e vështirë që e prêt në këshillin bashkiak të Tiranës i cili këtë mandate kryesohet nga femrat.