TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bëri me dije dje se është shpërndarë kësti i katërt i dëmshpërblimit për 1,200 ish të përndjekur. Ministri shpërndau personalisht vërtetimet e pagesës për disa të përndjekur, duke nënvizuar se shuma e plotë e disbursuar për këtë këst shkon në afro 5.8 miliard lekë.
65 persona kanë marrë secili si shpërblim shumën prej 10 milionë lekësh. Gjatë shpërndarjes së këtij kësti, Veliaj u shpreh se përveç anës financiare, për ish të dënuarit poltikë është shumë i rëndësishëm edhe kompensimi moral. “Të merresh me politikë do të thotë të zgjidhësh hallet e njerëzve dhe të menaxhosh sa më mirë interesin publik, në mënyrë që Shqipëria të jetojë më mirë dhe jo të merresh me çështje të cilat nuk i shqetësojnë njerëzit. Sot qytetarët nuk i kanë hallet te intrigat dhe telenovelat me video-kaseta, por besoj se e kanë hallin te shtëpia, te shkollat që ndjekin, te puna që zënë apo pensioni që marrin. Ndaj më vjen mirë që sot po japim një përgjigje konkrete”, theksoi Veliaj.
“Shqiptarja.com” publikon sot listën me 544 të përndjekurit të cilëve u është miratuar kësti, por që duhet të plotësojnë dokumentacionin për të tërhequr shumat.
/Shqiptarja.com