'Këtë javë kemi punuar qetësisht', Lerda: Kundër Luftëtarit na duhet më shumë fat se me Kukësin

'Këtë javë kemi punuar qetësisht', Lerda: Kundër Luftëtarit na duhet më shumë fat se me Kukësin

Të dielën do të luhen dy ndeshje për javën e 11 të Superligës me Partizanin që do të presë në Selman Stërmasi Luftëtarin pas një jave të ngarkuar për shkak të problemeve të brendshme. Si pasojë e një sherri, te kryesuesit dhe kampionët në fuqi, ndihmës i Lerdës do të jetë Kalari dhe jo Mehmeti. Për këto lëvizje, por edhe zhurmën që kanë shkaktuar, ka folur sot në prag të ndeshjes trajneri italian Lerda:

“Këtë javë kemi punuar qetësiht. Ndryshimet që ndodhën nga klubi u pritën mirë nga të gjithë dhe puna vazhdon qetësisht. Pres një paraqitje të mirë, siç bëmë me Kukësin. Me pak fat më shumë, me më shumë kualitet në disa momente të lojës, mund ta marrim fitoren. Rruga është e duhura dhe jemi mirë fizikisht e mendërisht.”

Partizani që kryeson me 18 pikë vjen pas një barazimi pa gola me Kukësin, ndërsa ndaj gjirokastritëve do të ketë të disponueshëm tre lojtarë që munguan një javë më parë. Bëhet fjalë për Bruno Telushin, mesfushorin Romero dhe sulmuesin Solomon.

Ndeshja tjetër e ditës së dielë do të luhet të dielën mes Kukësit dhe Flamurtarit në stadiumin Roza Haxhiu të Lushnjes.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës, zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës, zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'