Janë një çift i ri, plot adrenalinë e dashuri për natyrën.
Kevin Neubeck dhe Felipa Costilla kanë nisur një aventurë të rrallë: rreth e qark botës me jet ski. Pasi kanë lundruar në 12 shtete, ndalesa e radhës ishte Vlora.
Kevin vjen nga Gjermania, ndërsa Felipa nga Qipro. Nëpërmjet kësaj eksperience, ata kërkojnë t’i vërtetojnë botës, se gjithçka është e mundur.
"Nuk është e lehtë të bësh këtë që po bëj unë dhe nuk do ta rekomandoja. Deti është shumë i vështirë, ndonjëherë nga lodhja ndjen dhimbje në duar dhe trup. Por mua më pëlqen shumë ajo që bëj sepse adrenalina dhe kënaqësia janë shumë të mëdha. Vlora është shumë e bukur, më ka surprizuar për mirë. Nuk e prisja që Shqipëria të ishte kështu njerëzit, ushqimi. Shteti i radhës që do të vizitoj është Mali i Zi", thotë Kevin.
Ndryshe nga Kevin, Felipa udhëton për herë të parë me jet ski. Shqipëria e veçanërisht Vlora i ka pëlqyer shumë, sidomos për bukuritë natyrore dhe ushqimin dhe mezi pret të rikthehet sërish.
"Ishte një ide e çmendur fillimisht, por vendosa ta provoja. Ka shumë vështirësi, është shumë ftohtë, por mësohesh. E dashuroj Shqipërinë, ka dalë jashtë pritshmërive të mia, sidomos ushqimi fantastik që mund të them se është edhe më i mirë se në Greqi. 100% do ta sugjeroj Shqipërinë te miqtë e mi dhe do të kthehem sa më shpejt", tha Felipa.
Kevin Neubeck nga Gjermania dhe Felipa Costilla nga Qipro janë çifti që po thyejnë çdo rekord. Të dy kanë nisur t’i bien botës rreth e qark me jet ski dhe Shqipëria, është ndalesa e tyre e 12-të.
Komente









