MITROVICE- Forcat paqeruajtëse të KFOR- it, sot në mëngjes larguan një barrikadë betoni në rrugën magjistrale Mitrovicë - Leposaviç, në fshatin Rudare.

Aksioni, sipas zëdhënësit të KFOR-it, Uve Novicki, ka filluar pas mesnatës dhe përfundoi rreth orës pesë të mëngjesit.

Novicki tha për Radion Evropa e Lirë, se gjatë aksionit, nuk ka pas reagime nga ana e banorëve lokalë. Lajmi u konfirmua edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti.

“Diku pas mesnate rreth orës katër të mëngjesit është iniciuar. Ne, shpresojmë që gjendja do të vazhdojë të jetë e qetë. Është me rendësi të theksohet që tashmë pjesa e rrugës magjistrale Mitrovicë – Leposaviç, është e lirë për qarkullim”, tha Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Përfaqësues të serbëve të veriut këtë heqje barrikade e kanë quajtur "demonstrim të forcës".

Redaksia online

(sg/europaelire/ shqiptarja.com)