KFOR i përgjigjet serbëve:
Nuk garantojmë zgjedhjet

KFOR i përgjigjet serbëve:<br />Nuk garantojmë zgjedhjet
KOSOVE-KFOR i përgjigjet negativisht kërkesës së serbëve të veriut për të grantuar siguri në zhvillimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, ka deklaruar se kërkesa e serbëve të veriut që KFOR-i t’u mundësojë daljen në zgjedhje më 6 maj, është dërguar në adresë të gabuar.

Zëdhënësi Novicki ka sqaruar më tej se detyra e KFOR-it është të sigurojë një një situatë të qetë dhe liri të lëvizjes së qytetarëve në Kosovë.

“Nuk është në kompetencën tonë të përcjellim zgjedhjet. Misioni ynë është të sigurojmë mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes. Kjo është detyra jonë”, ka theksuar Novicki.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore