PRISHTINE- KFOR i është rikthyer operacioneve në veri të Kosovës. Sipas mediave kosovare aksioni ka nisur rreth orës 05 30 të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë kalimit kufitar të Bërnjakut. Sipas KFOR-it, ky operacion është duke u kryer, në mënyrë që të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt, për të parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare administrative.
Sipas njoftimit të KFOR mëngjesin e sotëm janë vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë rrethimin e disa zonave për shkaqe sigurie. Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare. Pas përfundimit të operacionit të mbylljes, pikat e kontrollit të automjeteve do të largohen dhe kordonët përreth zonave të siguruara do të hiqen.
Ky ëshët aksioni i parë që ndërmerr KFOR në veri për pasplasjes së dhunshme më 1 qershor mes forcave të KFOR dhe komunitetit serb.
(jd/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com