“Paraardhësi im, në pozitën e komandantit të KFOR-it, ka pasur momente të vështira, duke shkuar në heqjen e barrikadave serbe. Unë mendoj se barrikada mbi urë në të vërtetë është simbol politik, ajo paraqet frikën de dëshirat e atij populli atje. Unë e kuptoj këtë dhe nuk do të urdhëroj heqjen e asaj barrikade”, ka thënë gjenerali gjerman.
Halbauer edhe njëherë ka përjashtuar çfarëdo zgjidhje ushtarake për veriun e Kosovës, duke thënë se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit tregon se zgjidhja politike është e mundshme.
“Në dialog është ecur shumë përpara dhe kjo është e mirë, kjo jep shpresë për sukses përfundimtar në procesin paqësor në Kosovë”, tha gjenerali Halbauer për gazetën serbe “Politika”, duke potencuar se “misioni i KFOR-it mbetet neutral ndaj statusit, transmeton Telegrafi.
Marrë nga Koha Ditore
(ar.sh/shqiptarja.com)