KFOR sulmohet me granata në
Bërnjakë, plagoset një ushta

KFOR sulmohet me granata në<br />Bërnjakë, plagoset një ushta
PRISHTINE- Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë njoftuar nëpërmjet një komunikate se në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm, dy granata dore janë hedhur në kampin e KFOR-it në vendkalimin kufitar 31 në Bërnjak. 

Sipas KFOR-it, njëra ka shpërthyer, kurse tjetra ka mbetur e pashpërthyer në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun.
Njoftohet se një ushtar i KFOR-it ka pasur pengesë të lehtë në dëgjim, dhe se nuk është raportuar për dëme të mëdha materiale.
Për arsye sigurie dhe për t`i ndihmuar hetimet, vendkalimi kufitar 31 në Bërnjak ishte i mbyllur.

Por, KFOR njofton se pikëkalimi në Bërnjak tashmë është i hapur për qarkullim. Qeveria e Kosovës e ka dënuar ashpër këtë sulm, si pasojë e të cilit u lëndua një ushtar i KFOR-it, - thuhet në një njoftim. 

`Ky sulm i radhës mbi forcat paqeruajtëse të KFOR-it që bëhet nga strukturat kriminale në veriun e Kosovës, është i dënueshëm nga të gjithë qytetarët e Kosovës`, - thuhet më tej në komunikatën e Qeverisë, e cila thotë se i jep mbështetje të plotë KFOR-it në përmbushjen e misionit të vet për sigurimin e lëvizjes së lirë edhe në atë pjesë të Kosovës. Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe LDK-ja, duke konsideruar se sulmet e tilla janë sulme direkte ndaj rendit dhe ligjit, sulme kundër forcave që kanë mandatin për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët. 

Edhe EULEX thotë se këto veprime janë tërësisht të papranueshme. Hetimet për gjetjen e kryerësve të kësaj vepre janë duke u zhvilluar nga Task Forca e EULEX-it për Mitrovicën dhe se ky sulm konsiderohet si sulm mbi bashkësinë ndërkombëtare. 

Sulmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i policisë në Mitrovicë, Sami Mehmeti. 

Hedhja e granatave në kampin e KFOR ndodh vetëm 2 ditë nga aksioni që KFOR ndërmori për mbylljen fizike të një kalimi ilegal të kufirit në afërsi të Bërnjaku. Aksioni u dënua nga sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic duke e quajtur të panevojshëm dhe që rriti tensionet.

GJENDET I VDEKUR USHTARI ITALIAN
Një ushtar italian i KFOR humbi jetën në brendi të kampit ushtarak në afërsi të ]abrës në veri të Kosovës. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, ushtari i vrarë është Mikele Padula, 26 vjeç nga Montemesova, i cili është gjetur i shtrirë për tokë pas një të shtëne që është dëgjuar në kamp. Pranë trupit të ushtarit të vrarë është gjetur arma e tij dhe dyshohet për një vrasje aksidentale.
(sg/rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje