KFOR takim me serbët në veri

KFOR takim me serbët në veri
Përfaqësues të KFOR-it do të takohen sot në Zveçan me serbë nga veriu, për të shqyrtuar mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje afatgjate për lëvizjen e lirë të automjeteve të EULEX-it në atë zonë.

Nuk dihet se a do të ketë pjestarë të EULEX në takim, dhe pse KFOR është duke bërë takime me përfaqësuesit ilegal të serbëve në veri, por mësohet se tema do të jetë ngjarja e ditëve më parë kur pjesëtarët e EULEX-it nuk janë lejuar të qarkullojnë me veturat e tyre në veri nga serbët e asaj ane. 
Ata disa kanë bllokuar rrugët e veriut të Mitrovicës dhe nuk kanë lejuar qarkullimin e veturave të EULEX-it në atë pjesë me arsyetimin se ata po dyshojnë se EULEX po tenton shtritjen e institucineve të Kosovës në këtë pjesë.
Vetëm dje për disa orë kanë qenë të bllokuara rrugët në veri nga serbët, të cilët kanë vendosur bllokada në rrugë. 

Lajme shtese:
Komunarët ilegal të Zveçanit, KFOR dhe EULEX kanë rënë dakord që deri të mërkurën, të lejojnë nga tre automjete të EULEX-it, me kusht që në to të jenë vetëm përfaqësuesit e misionit të BE-së në Kosovë.

Të mërkurën do të duhej të mbahej një takim i përfaqësuesve të pushtetit lokal ilegal në veri të Kosovës dhe misionit ndërkombëtar në Kosovë,ku do të bihet dakord për hapat e ardhshëm.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën