Pas akuzave të Kryeministrit të vendit, Albin Kurti ndaj KFOR-it për mos reagim ndaj rrëmbimit të tre pjestarëver të policisë së Kosovës, këta të fundit në një komunikatë për media kanë deklaruar se misioni i tyre nuk ishte në zonën kur tre policët e Kosovës janë marrë peng nga autoritetët serbe.
KFOR-i shkroi se ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e Kosovës dhe të autoriteteve serbe.
“KFOR-i gjithashtu është në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për sundimin e ligjit, EULEX-in. Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme, që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatë për media.
Ata gjithashtu thekusuan po e monitorojnë situatën dhe po vazhdojnë të zbatojnë mandatin e tyre, të dalë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Lajmi kryesor:
Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, SHBA kërkon lirimin pa kushte! KFOR i përgjigjet Kurtit: S'ishim në zonën ku u arrestuan, palët të ulin tensionet








