Senegalezi 21-vjeçar Khabane Lame, i njohur ndryshe edhe si komiku i heshtur u bë përdoruesi i dytë i aplikacionit për shpërndarjen e videove TikTok që tejkaloi 100 milionë abonentë.
Lame, i cili jeton në Chivasso të Italisë dhe hapi një llogari në TikTok në mars të vitit 2020, arriti në 108,8 milionë ndjekës brenda 17 muajve dhe ka fituar epitetin si prodhuesi i përmbajtjeve në TikTok me numrin më të shpejtë të arritur të ndjekësve dhe personi më i ndjekur në Evropë.
Lame kishte rrëfyer se ishte pushuar për shkak të COVID-19 më 15 mars 2020 dhe se kjo ishte koha kur ai nisi aventurën në TikTok. Lame prodhon skeçe tallëse me videot e TikTok-ut që tregojnë gjërat e thjeshta duke u bërë në mënyra të ndërlikuara dhe në të gjithë videot e tij ai nuk përdor asnjëherë zërin. Lame përdor vetëm gjeste dhe shprehje të fytyrës në videot e tij dhe nuk flet fare.
Charli d'Amelio aktualisht ka më shumë ndjekës në TikTok, me 123,6 milionë abonentë dhe një total prej 9,8 miliardë pëlqimesh.