Khloe Kardashian festoi dje ditëlindjen e saj të 30.

Bashkë me motrat Kardashian, mamanë Kris Jenner, miqtë e saj dhe të dashurin French Montana ata kanë darkuar në restorantin Don Coqui në The Bronx.

Surpriza e mbrëmjes ka qenë nga i dashuri i saj i cili me qetësi ka bërë që të mos bjerë në sy.

Ai i dhuroi të dashurës së tijj një makinë Jeep të bardhë.

khloe kardashian

Nga kjo surprizë u mahnit jo vetëm Khloe por edhe familja e saj të cilët vinin rreth makinës.

Ajo i ka dhënë fund martesës së saj me Lamar Odom në dhjetor të vitit 2013.

Gjatë mbrëmjes kanë munguar vëllai i saj Rob Kardashian dhe bashkëshorti i Kourtney, Scott Disick.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)