Kendall Jenner dhe ylli i "One Direction", Harry Styles, janë përfolur kohët e fundit për një lidhje dashurie, nisur nga disa foto të publikuara ku dy të rinjtë shfaqen shumë të afërt, ndërsa pushojnë në St. Barts.
Edhe pse 'provat' janë të mjaftueshme, ata kanë zgjedhur të mos flasin për këtë marrëdhënie, aspak e habitshme në fakt, pasi vetë Kendall nuk preferon t'i bëjë publike romancat e saj, por ka qenë Khloe Kardashian ajo që nëpërmjet një interviste për Entertainment Tonight, e konfirmoi 'pak a shumë'.
"Po më pyet nëse mendoj se ata janë të lidhur? Po," tha 31-vjeçarja, ndërsa vijoi me shpjegimin e saj. "Nuk e di nëse janë 'të dashur'. Në ditët e sotme njerëzit janë të çuditshëm me këto gjëra. Prandaj nuk e di statusin e tyre. Por ata ishin bashkë në St. Barts, dhe kjo për mua quhet 'të jesh e lidhur'. Por nuk e di se çfarë janë. Duhet të bësh 'bisedën' dhe nuk e di nëse ata e kanë bërë ende apo jo." përfundoi Khloe.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com