Kiço Londo zhvesh personazhet
     në premierën “Arturo Ui”

Kiço Londo zhvesh personazhet<br />     në premierën “Arturo Ui”
TIRANE- Duke filluar nga data 4 prill 2015 starton premiera më e re “Arturo Ui” në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Premiera do të shfaqet çdo të mërkurë, të enjte, të premte, të shtunë dhe të dielë ora 20:00. “Arturo Ui” e dramaturgut të njohur Bertolt Brecht, përkthyer në gjuhën shqipe nga Robert Shvarc, do të ngjitet në e konceptuar si një variant modern në skenën e teatrit Eskperimettral TKE "Spahivogli".

Premiera do të ngjitet në skenë me regji të Kiço Londos, skenografi të Kristo Çalës e kostumografi të Sofi Karasë. Në këtë dramë marrin pjesë aktorët Denis Kurushi, Fatjon Mici, Rezart Barjoti, Ergys Çekrezi, Erjon Hinaj, Amir Hasanlliu, Elidon Alika, Dervish Biba, Erlin Visha, Roland Saro, Redian Mulla, Ina Morinaj, Oriana Cama, Xhuliano Briskaj, Endri Çela, Donald Shehu, Arjola Basho, Sara Jaupaj, Ilirda Bejleri, Kristiana Dodaj, Endri Hekurani.

Aktorët në poster shfaqen lakuriq, mbuluar vetëm me një rrullon letre higjenike, por Regjisori Londo thotë se nuk do të jetë kjo surprzia. Ai e shpjegon varinatin e tij skenik me faktin se “Arturo Ui” është një dramë alegorike, e shkruajtur me qëllim për të shkatëruar respektin e rrezikshëm që zakonisht ndihet për vrasësit e mëdhenj dhe ka shumë gjetje skenike për dhënë mesazhin. Drama që Brecht paraqet, është e njohur në kohë të tjera, në të shkuarën, të tanishmen dhe në të ardhmen.

Brecht tregon për një kohë që ishte në reçencion: njerëzit janë duke vuajtur rritjen e vështirësisë në rrethana të përkeqsuara, krimi është në rritje, papunësia gjithashtu, dhuna ka shpërthyer në rrugë, drejtësia është e gjunjëzuar.”


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot