STRASBURG – Këshilli i Europës i kërkon politikës shqiptare që zgjedhjet presidenciale të mos bëhen burim tensioni në vend. KiE publikoi sot raportin e reporterëve Tomáš Jirsa dhe Grigore Petrenco, të cilët vizituan Shqipërinë në datat 2 – 4 prill.

PRESIDENTI
Këshlli i Europës mbështet përzgjedhjen e një kandidati konsensual me dakordësinë e dy partive kryesore për zgjedhjen e Presidentit të ri.
“Zgjedhjet presidenciale duhet luajnë një rol të rëndësishëm duke normalizuar klimën politike në Shqipëri. Kështu është e rëndësishme që këto zgjedhje të mos bëhen një burim tensioni dhe ta çojnë politikën në një rrugë pa krye. Forcat kryesore politike duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje konsensuale dhe të pranueshme nga të dyja palët për kandidatin për president të vendit”, theksojnë reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

NUMËRIMI ELEKTRONIK
Këshilli i Europës ka vlerësuar edhe punën që po bëhet për miratimin e reformës zgjedhore.
“Teknologjitë për votimin elektronik duhet të aplikohen në të gjitha qendrat e votimit duke përfshirë edhe ato ku kushtet mund të jenë të pafavorshme për teknologji të tilla, relativisht të paprovuara. Ne rekomandojmë që kjo mënyrë e re të aplikohet në një projekt pilot, vetëm në disa qendra votimi gjatë zgjedhjeve të ardhshmë”, theksojnë reporterët.

KLIMA POLITIKE
Sipas reporterëe europianë klima politike në Shqipëri ka ndryshuar që prej muajit nëntor. Palët politike sipas tyre kanë hyrë në një fazë të re bashkëpunimi.
“Marrëdhënia konfliktuale mes Kryeministrit dhe Presidentit kohë ma parë shtoi polaritetin politik”, thuhet në raport.


HEQJA E IMUNITETIT
Këshilli i Europës mirëpret nismën e partive kryesore për mendimin e Kushtetutës për të ligjëruar heqjen e imunitetit.
“ Në këtë aspect ne vlerësojmë edhe prioritet që KE ka vendosur për këtë çështje”, thuhet në raport.

Reporterët deklarojnë se do ta vizitojnë sërish Shqipërinë në vjeshtën e këtij viti, pas përfundimit të zgjedhjes së presidentit të ri.

(aq/shqiptarja.com)