KIEV, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Dy ushtarë ukrainas dhe një civil u vranë në 24 orët e fundit në lindje të Ukrainës, ku përplasjet vazhdojnë pavarësisht armëpushimit në fuqi, theksuan sot përfaqësuesit e forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë.
"Pas provokimeve dhe të shtënave, dy ushtarë ukrainas u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën", theksoi zëdhënësi ushtarak, Andri Lyssenko, në një konferencë shtypi.
"Aktivitete intensive ushtarake u zhvilluan dje gjatë gjithë ditës në perëndim të Donetskut, kryesisht në lagjen e aeroportit, në Mariinka dhe në Krasnogorivka. Më shumë se gjysma e shkeljeve të armëpushmit nga ana e armikut kanë ndodhur në këtë zonë", shtoi ai.
Lyssenko theksoi se aktivitete ushtarake ishin intensifikuar gjithashtu në Mariupol, qyteti i fundit i zonës së konfliktit nën kontrollin e qeverisë së Kievit./
/ec/