Kiev: Shpërthim i fuqishëm në zonën e centralit bërthamor

Kiev: Shpërthim i fuqishëm në zonën e centralit bërthamor

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pas orës 12 në qytetin Energodar, në rajonin e Zaporizhzhia, ku ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. Për momentin qyteti është pa energji elektrike. UNIAN raporton duke cituar kryetarin e bashkisë Dmytro Orlov.

"Në orën 12.20 të ditës së sotme, banorët e Energodar raportuan se një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në qytet. Menjëherë pas kësaj është ndërprerë rryma dhe uji në të njëjtën kohë”, tha kryebashkiaku në rrjetet sociale. Orlov nuk ka dhënë detaje të tjera, duke shtuar vetëm se hetimet janë duke u zhvilluar.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska e financoi konfliktin duke eksportuar lëndë djegëse fosile! Del raporti mbi situatën bërthamore në Ukrainë: Urgjent krijimi i një zone të sigurisë bërthamore


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik