Lufta/ Moska konfirmon lajmet për vizitë të Kim Jong-un në Rusi, udhëtim me tren të blinduar! Medvedev: Më mirë të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me BE

Lufta/ Moska konfirmon lajmet për vizitë të Kim Jong-un në Rusi, udhëtim me tren të blinduar! Medvedev: Më mirë të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me BE

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shumë shpejt do të vizitojë Rusinë për një takim me Vladimir Putin. Ka qenë vetë Kremlini zyrtar që ka konfirmuar këtë të hënë zërat që prej një javë kanë paralajmëruar një vizitë të diktatorit koreano-verior Rusi.

Vizita sipas Kremlinit do të bëhet “në ditët në vijim”, duke mos dhënë një datë. Ndërkohë që më herët mediat raportuan se një zyrtar i qeverisë së Koresë së Jugut kishte bërë me dije se Kim ishte tashmë duke udhëtuar me tren për Vladivostok, Rusi.

Vizita në Moskë do të shënonte udhëtimin e parë jashtë vendit të Kim që nga pandemia COVID-19. Do të ishte gjithashtu udhëtimi i 10-të i Kim-it që nga marrja e pushtetit në 2011.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, Rusia ka bombarduar rajonin e Ukrainës. Sipas raportimeve të mediave ukrainase Rbc-Ukraine shpërthimet janë dëgjuar në të gjithë rajonin. Po ashtu edhe Inteligjenca Ushtarake e Kievit, raportoi se Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e platformave të naftës Boyko në brigjet e Krimesë së aneksuar, të cilat u pushtuan nga Rusia në vitin 2015.

Sipas mediave koreane duke cituar zyrtarët qeveritarë vendor raportohet se ditën e sotme udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka hipur në një tren dhe po shkon drejt Rusisë. Një takim i mundëshm i Kim dhe presidentit rus Vladimir Putin është paralajmëruar më herët nga zyrtarët amerikanë, të cilët thonë se dy liderët do të takohen teksa negociatat për armët përparojnë midis dy vendeve të tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Luks dhe teknologji e lartë, si është treni i blinduar i Kim Jong-un që po e çon në Rusi

1694444649_1301.jpg

Janë të rralla raste kur Kim Jong-un udhëton me trenin e tij luksoz, të blinduar dhe ngjyrë të gjelbër. Ai e përdori kur shkoi në Vladivostok, në takimin e parë me Vladimir Putin katër vjet më parë, për të shkuar në Pekin për të parë Xi-n dhe më pas për të shkuar në Hanoi për të takuar Donald Trump.

Me tren po udhëton sërish për të takuar liderin e Kremlinit për të diskutuar një marrëveshje për armët e Koresë së Veriut që do të dërgohen në Moskë për luftën në Ukrainë, siç pretendojnë amerikanët.

Treni që transporton Kim udhëton me vetëm 60 kilometra në orë, për shkak të situatës katastrofike të hekurudhave të Veriut dhe blindimit të rëndë të automjetit. Kim do të mbërrijë në Rusi nesër në mëngjes dhe, përsëri nesër, ai duhet të mirëpritet nga Putin.

Por si është brenda treni i blinduar i Kim Jong-un?

Dritaret janë të mbuluara me qëllim që të mos zbulohet identiteti i pasagjerëve. Ai është në pronësi të familjes së Kim për shumë vite, ndërsa në stilin e njëjtë edhe babai dhe gjyshi i tij kishin udhëtuar jashtë vendit me të, edhe pse rrallë herë. Tashmë është modifikuar. Brenda ka tavolina të gjata takimesh, monitorë me ekran të sheshtë në mure, laptopë (disa thonë se janë Apple pasi Kim është fans i produkteve të Apple), kolltuqe lëkure rozë, një suitë personale.

Kim Il-sung e ka përdorur i pari dhe i ka shërbyer si shtab i përgjithshëm gjatë kohës kur po zhvillohej lufta në Kore, ndërsa ka vazhduar ta përdorë edhe pas përfundimit të luftës. Ishte pikërisht babai i Kim Jong-un që i pëlqente të udhëtonte me tren, pasi frikësohej të udhëtonte me aeroplan. Me tren vazhdon të udhëton edhe lideri aktual i Koresë së Veriut, pasi edhe ai frikësohet që mund ta vrasin nëse udhëton në mënyra tjera.

Raportohet se treni ka të paktën 90 vagonë, ku niveli i sigurisë brenda tyre është në maksimum. Sipas një raporti që është përpiluar gjatë kohës kur babai i Kim udhëhiqte vendin, në udhëtim gjithmonë niset “flota” prej tre trenave. Treni i parë është në fakt “vëzhgues”, që duhet të kontrollojë gjendjen e sigurisë në hekurudhë dhe rreth saj. Pas tij lëviz treni në të cilin gjendet lideri dhe niset gjithmonë me 20 minuta vonesë pas të parit. Ndërsa në trenin e tretë gjenden pjesëtarët e delegacionit.

1694444694_558.jpg

1694444744_835.jpg

Ora 16:51
Medvedev: Më mirë të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me BE

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev thotë se do ishte më mirë që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me BE.

"Do të ishte më mirë të pezulloheshin marrëdhëniet diplomatike me BE-në për një kohë dhe të tërhiqte personelin diplomatik në vendin tone”, shkruan ai.

Ora 16:00
Erdogan: Perëndimi duhet të angazhohet për t'u kthyer në marrëveshjen e grurit

1694440880_rd.jpg

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka ftuar Perëndimin të rikthehet në marrëveshjen e grurit që kishte lejuar eksportin nga Ukraina nëpërmjet një korridori të sigurt në Detin e Zi.

"Perëndimi gjithashtu duhet të bëjë pjesën e tij", tha Erdogan, siç raportohet nga Presidencës së Republikës së Ankarasë, duke bërë të ditur se do t'i kërkojë homologut të tij rus Vladimir Putin rritjen e sasisë së grurit, 1 milion ton, të cilin Moska ka njoftuar se synon ta dërgojë në Turqi dhe më pas në vendet në zhvillim.

Javën e kaluar, Putin përmendi një plan për të dërguar grurë rus në vendet në zhvillim me ndihmën e Turqisë dhe Katarit. 

Erdogan u deklarua pro planit por gjithashtu nënvizoi se kjo ide nuk mund të jetë një alternativë ndaj paktit mes Kievit, Moskës, Ankarasë dhe OKB-së që kishte lejuar eksportin e grurit nga Ukraina dhe që përfundoi pas daljes së Rusisë në korrik.

Ora 15:28
Podolyak: Plani sekret i OKB-së për marrëveshjen e grurit që i’u ofrua Rusisë poshtëron rendin botëror

1692124878_mykhailopodolyakukrainenato.JPG

Këshilltari i lartë i presidencës ukrainase, Mikhailo Podoliak, akuzoi Kombet e Bashkuara për "promovimin" e luftës në Ukrainë pas supozimit të "propozimit sekret" që OKB-ja i paraqiti Rusisë në lidhje me marrëveshjen e eksportit të grurit.

"Ky propozim është më poshtëruesi dhe ofenduesi i mundshëm për rendin botëror", tha Podolyak në një bisedë me agjencinë UNIAN, duke siguruar se "kushtet e arta" të ofruara për Kremlinin jo vetëm që anulojnë shumë presione ndaj Rusisë, por hapin edhe dyer të tjera për anashkalojë sanksionet.

Podolyak siguroi se kjo iniciativë e supozuar e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e cila thuhet se propozoi heqjen e sanksioneve të mëdha kundër Rusisë në këmbim të rifillimit të marrëveshjes së eksportit të grurit, "i bën thirrje hapur botës të gjunjëzohet para Rusisë". 

Për Podolyak, kjo gjë nuk është vetëm ofenduese për interesat e Ukrainës, por edhe kundërproduktive për pjesën tjetër të botës, pasi Kremlini e kupton se mund të vazhdojë të bëjë presion ndaj saj. 

Rusia jo vetëm që është tërhequr nga marrëveshja e eksportit, por gjithashtu po shkatërron "dukshëm" infrastrukturën portuale të Ukrainës. 

“Ai dëshiron të shkatërrojë industrinë tonë, dëshiron të eliminojë një konkurrent, të ofrojë produktin e tij për të kompensuar humbjet. Rusia nuk dëshiron vetëm heqjen e sanksioneve”, tha Podolyak.

Ora 15:22
Borrell: Votimi në rajonet e pushtuara nga Rusia është i paligjshëm

1693560089_josepborrellfontelles1.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha se votimi në rajonet e pushtuara nga Rusia është i paligjshëm.

Borrell tha se BE e dwnon ashpwr mbajtjen e kwtyre zgjedhjeve tw paligjshme në Republikën Autonome të Krimesë.

“Më 8-10 shtator, në Rusi u organizuan zgjedhjet rajonale dhe lokale dhe në mënyrë të paligjshme edhe në territoret e Ukrainës që Rusia i pushtoi përkohësisht. Bashkimi Evropian dënon ashpër mbajtjen e këtyre të ashtuquajturave “zgjedhje të paligjshme” në Republikën Autonome të Krimesë dhe në qytetin e Sevastopolit dhe në pjesë të rajoneve ukrainase të Donetskut, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson Ne e kundërshtojmë fuqimisht këtë përpjekje të mëtejshme të kotë të Rusisë për të legjitimuar ose normalizuar kontrollin e saj të paligjshëm ushtarak dhe tentativën e aneksimit të pjesëve të territoreve ukrainas, si dënohet në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratuar më 12 tetor 2022”, tha Borrell.

Ora 15:18
Zelensky: Një kundërofensivë është duke u zhvilluar, kemi humbur shumë njerëz

1693237304_zz.jpg

Në një intervistë për CNN, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se të gjithë duan të arrijnë suskese me përfundime të lumtura.

Ai tha se lufta nuk ishte 1 orë e gjysmë film, por një kundërsulm. Zelensky tha se e vetmja gjë që mund të çojë në çlirimin e Ukrainës dhe të pengojë Rusinë të sulmojë vendet e tjera është fitorja.

"Të gjithë duam të arrijmë sukses dhe përfundime të lumtura. Por ky nuk është film një orë e gjysmë. Ky është një kundërsulm. Nuk është një film me fund të lumtur, nuk do të kemi një fund të lumtur. Kemi humbur shumë ne duhet ta pranojmë këtë dhe fitorja është e vetmja gjë që mund të çojë në çlirimin e Ukrainës dhe të pengojë Rusinë të sulmojë vendet e tjera: shtetet baltike, Polonia dhe të gjithë ne rrezikojmë të kthehemi në Bashkimin Sovjetik", tha ukrainasi. Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për CNN.

Ora 14:05
Moska konfirmon lajmet e vizitës së Kim Jong në Rusi: Po udhëton me tren të blinduar

1694434008_kimmm.jpg

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shumë shpejt do të vizitojë Rusinë për një takim me Vladimir Putin. Ka qenë vetë Kremlini zyrtar që ka konfirmuar këtë të hënë zërat që prej një javë kanë paralajmëruar një vizitë të diktatorit koreano-verior Rusi.

Vizita sipas Kremlinit do të bëhet “në ditët në vijim”, duke mos dhënë një datë. Ndërkohë që më herët mediat raportuan se një zyrtar i qeverisë së Koresë së Jugut kishte bërë me dije se Kim ishte tashmë duke udhëtuar me tren të blinduar për Vladivostok, Rusi.

Vizita në Moskë do të shënonte udhëtimin e parë jashtë vendit të Kim që nga pandemia COVID-19. Do të ishte gjithashtu udhëtimi i 10-të i Kim-it që nga marrja e pushtetit në 2011.

Ora 11:46
Kim Jong Un takim me Putin? Mediat koreane: Është rrugës, po udhëton me tren

1693854675_kkkkk.jpg

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un duket se ka hipur në një tren dhe po shkon drejt Rusisë. Raportimi është bërë nga disa koreano-jugore të cilat citojnë zyrtarë qeveritarë vendorë. 

As Rusia dhe as Koreja e Veriut nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht takimin.

Një takim i mundëshm i Kim dhe presidentit rus Vladimir Putin është paralajmëruar më herët nga zyrtarët amerikanë, të cilët thonë se dy liderët do të takohen teksa negociatat për armët përparojnë midis dy vendeve të tyre.

Nuk ka vendndodhje specifike për këtë takim të mundshëm. Nëse vizita vazhdon, kjo do të shënonte udhëtimin e parë jashtë vendit të Kim që nga pandemia COVID-19.

Me kufijtë e saj të mbyllur për shkak të kësaj për pjesën më të madhe të tre viteve të fundit, Koreja e Veriut vetëm kohët e fundit ka filluar të lehtësojë kufizimet e udhëtimit. Do të ishte gjithashtu udhëtimi i 10-të i Kim-it që nga marrja e pushtetit në 2011.

Ora 09:40
Zelensky shpreh ngushëllimet për spanjollen e vrarë nga raketat ruse antitank

1692878196_volodymyrzelenskyrusi.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kujtoi së fundmi ndihmësen spanjolle, Emma Igual, e cila vdiq së bashku me kanadezin, Anthony Ihnat, në një sulm rus.

Ai shpjegoi se ishte një raketë antitank që goditi automjetin e këtyre punonjësve të ndihmës. 

"Afër qytetit Khasiv Yar, rajoni Donetsk, terroristët rusë sulmuan një makinë vullnetarësh. Goditur drejtpërdrejt nga një sistem raketash antitank. Në këtë moment dihet me siguri se ka vdekur kanadezi Anthony Ihnat. Për fat të keq ka të ngjarë të ketë vdekur edhe spanjollja Emma Igual. Ngushëllimet e mia familjes", tha Zelensky.

S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 11/09/2023 15:21

    Vazhdoni me bla bla ju se leshte e bubit po fitoni dua tju shikoj deri ne fund se si do te dilni nga kjo situate qe e krijuat vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi