Luks dhe teknologji e lartë, si është treni i blinduar i Kim Jong-un që po e çon në Rusi

Luks dhe teknologji e lartë, si është treni i blinduar i Kim Jong-un që po e çon në Rusi

1694444649_1301.jpg

Janë të rralla raste kur Kim Jong-un udhëton me trenin e tij luksoz, të blinduar dhe ngjyrë të gjelbër. Ai e përdori kur shkoi në Vladivostok, në takimin e parë me Vladimir Putin katër vjet më parë, për të shkuar në Pekin për të parë Xi-n dhe më pas për të shkuar në Hanoi për të takuar Donald Trump.

Me tren po udhëton sërish për të takuar liderin e Kremlinit për të diskutuar një marrëveshje për armët e Koresë së Veriut që do të dërgohen në Moskë për luftën në Ukrainë, siç pretendojnë amerikanët.

Treni që transporton Kim udhëton me vetëm 60 kilometra në orë, për shkak të situatës katastrofike të hekurudhave të Veriut dhe blindimit të rëndë të automjetit. Kim do të mbërrijë në Rusi nesër në mëngjes dhe, përsëri nesër, ai duhet të mirëpritet nga Putin.

Por si është brenda treni i blinduar i Kim Jong-un?

Dritaret janë të mbuluara me qëllim që të mos zbulohet identiteti i pasagjerëve. Ai është në pronësi të familjes së Kim për shumë vite, ndërsa në stilin e njëjtë edhe babai dhe gjyshi i tij kishin udhëtuar jashtë vendit me të, edhe pse rrallë herë. Tashmë është modifikuar. Brenda ka tavolina të gjata takimesh, monitorë me ekran të sheshtë në mure, laptopë (disa thonë se janë Apple pasi Kim është fans i produkteve të Apple), kolltuqe lëkure rozë, një suitë personale.

Kim Il-sung e ka përdorur i pari dhe i ka shërbyer si shtab i përgjithshëm gjatë kohës kur po zhvillohej lufta në Kore, ndërsa ka vazhduar ta përdorë edhe pas përfundimit të luftës. Ishte pikërisht babai i Kim Jong-un që i pëlqente të udhëtonte me tren, pasi frikësohej të udhëtonte me aeroplan. Me tren vazhdon të udhëton edhe lideri aktual i Koresë së Veriut, pasi edhe ai frikësohet që mund ta vrasin nëse udhëton në mënyra tjera.

Raportohet se treni ka të paktën 90 vagonë, ku niveli i sigurisë brenda tyre është në maksimum. Sipas një raporti që është përpiluar gjatë kohës kur babai i Kim udhëhiqte vendin, në udhëtim gjithmonë niset “flota” prej tre trenave. Treni i parë është në fakt “vëzhgues”, që duhet të kontrollojë gjendjen e sigurisë në hekurudhë dhe rreth saj. Pas tij lëviz treni në të cilin gjendet lideri dhe niset gjithmonë me 20 minuta vonesë pas të parit. Ndërsa në trenin e tretë gjenden pjesëtarët e delegacionit.

1694444694_558.jpg

1694444744_835.jpg


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska konfirmon lajmet për vizitë të Kim Jong-un në Rusi, udhëtim me tren të blinduar! Medvedev: Më mirë të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me BE


B.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë