Forcat ruse po tentojnë një ofensivë në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës jugore, si dhe në pjesë të rajonit Donetsk në lindje. Kjo është raportuar nga shtabi i përgjithshëm i Kievit, cituar nga CNN .
Forcat ruse "kanë kryer ofensiva të pasuksesshme në (Donetsk) dhe vazhdojnë të përpiqen të kryejnë një ofensivë në drejtim të Bakhmut dhe Zaporizhzhya, duke intensifikuar përdorimin e aviacionit", raporton Buletini i Shtabit të Përgjithshëm.
Më herët sot, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se kishte pushtuar disa fshatra pranë Orikhiv në rajonin e Zaporizhzhya. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk komentoi, por raportoi zjarr artilerie kundër 25 vendbanimeve në rajonin e Zaporizhzhya.
Lajmi kryesor:
Ushtria ruse njofton ofensivë të re në Zaporizhzhia! Kievi: Pavendosmëria gjermane për dërgimin e armëve kushton jetë! SHBA: Viktimat ruse janë rreth 188 mijë






