
Rusia e sulmoi Ukrainën me 32 dronë gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, shumica e të cilëve e kishin për cak kryeqytetin Kiev, thanë të dielën zyrtarët e ushtrisë ukrainase.
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës i rrëzoi 26 prej tyre, thanë ata më 10 shtator, pa treguar hollësi për shtatë dronët e tjerë.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se “pushtuesi e sulmoi Ukrainën me 32 dronë kamikazë... prej të cilëve 25 u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase”.
“Pushtuesi rus i drejtoi shumicën e dronëve në rajonin e Kievit”.
“Dronët u futën në kryeqytet në grupe dhe nga drejtime të ndryshme”, tha Sergiy Popko, kryetar i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit.
Mbetjet e tyre ranë në disa rrethina, duke e dëmtuar një banesë në një ndërtesë shumëkatëshe, si dhe rrugët dhe linjat e rrymës, shtoi ai, duke thënë se një person u lëndua.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Miratohet deklarata e përbashkët në samitin e G20, Lavrov: Ishte një sukses! Ukraina e zhgënjyer: S'ka asgjë për t'u krenuar nga agresioni rus









